BallinaVendiKronikëVrau me thikë gruan në sy të nipërve, lihet në burg 69-vjeçari,...

Vrau me thikë gruan në sy të nipërve, lihet në burg 69-vjeçari, Hysni Patushi

Publikuar më

spot_imgspot_img

Lihet në burg 69-vjeçari, Hysni Patushi që goditi për vdekje me thikë në gjoks gruan e tij 58-vjeçaren, Lumturie Patushi.

Krimi ndodhi në Tiranë, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e vdekur në vend.

Dyshimet janë se i moshuari ishte në gjendje të dehur, një rrethanë kjo që nuk ishte lehtësuese për masën e sigurisë.

Si ndodhi krimi brenda familjes?

Konflikti mes tyre lindi prej mungesës që Lumturia bënte në shtëpi. Ajo shpenzonte më shumë kohë në shtëpinë e të bijës, në apartamentin ku ndodhi krimi, për t’u kujdesur për 4 fëmijët e saj të mitur. Por kjo nuk pranohej nga 69-vjeçari Hysni Patushi, i cili u nis me thikë në dorë nga shtëpia e tyre në “Don Bosko” për të shtëpia e vajzës tek “Rruga Ranorama” ku kreu krimin e rëndë në sy të nipërve.

Kjo nuk ishte hera e parë që ai ngrinte dorë mbi bashkëshorten. Edhe në 2017 ai ishte vënë në pranga pasi kishte dhunuar Lumturinë, nënën e 7 fëmijëve të tij.

Pas vrasjes Hysni Patushi hodhi thikën jashtë pallatit dhe u largua drejt Kamzës, ku takoi një të afërmin e tij. I shtyrë prej tij ai u vetëdorëzua në polici ku dhe rrëfeu krimin e kryer duke ia hedhur fajin alkoolit për përshkallëzimin e konfliktit. Ndërsa armë e krimit, falë kamerave të sigurisë në zonë u gjet dhe u sekuestrua.

spot_img

Artikujt e fundit

Probleme për Granit Xhakën, nën hetim për certifikatën e vaksinimit: Rrezikon deri në 5 vite burg

Granit Xhaka është përfshirë në një çështje ligjore në Zvicër, ku po hetohet nga...

Manja: Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, sfida kryesore tani është efikasiteti

Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, sepse i ka themelet në Kushtetutën e Shqipërisë,...

2 herë më cilësorë se KOP?! Kush janë njerëzit që thotë Berisha se do e rikthejnë PD në pushtet?

Në intervistën e fundit që dha në Opinion, duke folur për zhvillimet Brenda PD-së,...

PDK kërkon ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e...

Më shumë