BallinaVendiKronikëE rëndë në Jalë/ 32-vjeçarja britanike ndërron jetë pasi shfaqi probleme shëndetësore...

E rëndë në Jalë/ 32-vjeçarja britanike ndërron jetë pasi shfaqi probleme shëndetësore në hotel

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në Jalë të Himarës, ku një 32-vjeçare nga Mbretëria e Bashkuar ka ndërruar jetë pasi shfaqi probleme shëndetësore teksa qëndronte në një hotel.

Ngjarja është raportuar rreth orës 18:40 të datës 21 shtator. Sipas informacionit paraprak, shtetasja me iniciale I. R., 32 vjeçe, e lindur në Londër, kishte kërkuar ndihmë në recepsionin e hotelit pasi ishte ndier keq.

Stafi i hotelit e ka transportuar menjëherë drejt Qendrës Shëndetësore, por pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, e reja nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një vdekje nga shkaqe natyrale. Sipas të dhënave të deritanishme, 32-vjeçarja kishte pasur probleme shëndetësore, konkretisht me frymëmarrjen dhe diabetin.

Megjithatë, shkaku përfundimtar i vdekjes nuk është përcaktuar ende.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet procedurale dhe verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

spot_img

Artikujt e fundit

Rama për dënimin e 4 ish-liderëve të UÇK-së: “Mort për së gjalli, një marre ndërkombëtare”

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të zhvilluar me komunitetin shqiptar në Miçigan, komentoi edhe...

Shpresë e madhe kundër kancerit/ Vaksina mRNA jep rezultate pozitive në fazën finale të testimit

Një zhvillim i rëndësishëm në luftën kundër kancerit po jep shpresë për mijëra pacientë....

Nënë e bir gjenden të vdekur brenda garazhit, dyshohen se u helmuan nga dioksidi i karbonit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Partinicon, pranë Palermos në Itali, ku një grua 37-vjeçare...

Gemini i Google hyri në sistemet e 3 kompanive gjatë një testi kibernetik

Modeli i inteligjencës artificiale Gemini i Google ka hyrë pa autorizim në sistemet e...

Më shumë