BallinaSportTaulant Xhaka del në mbrojtje të Granitit: “Të gjithë bëjnë gabime, askush...

Taulant Xhaka del në mbrojtje të Granitit: “Të gjithë bëjnë gabime, askush nuk është perfekt” dhe u jep një leksion mediave zvicerane

Publikuar më

spot_imgspot_img

Taulant Xhaka ka reaguar publikisht në mbrojtje të vëllait të tij, Granit Xhaka, pas debatit të madh që ka shpërthyer në Zvicër për certifikatën e rreme të vaksinimit kundër Covid-19.

Granit Xhaka pranoi se gjatë periudhës së pandemisë kishte siguruar një certifikatë vaksinimi të rreme. Ai kërkoi falje publikisht, mori përgjegjësinë për vendimin dhe deklaroi se po bashkëpunon plotësisht me autoritetet zvicerane. Për këtë çështje është hapur edhe një hetim nga Prokuroria e Lucernit.

Pas situatës së krijuar, Taulant Xhaka publikoi një foto të Granitit me fanellën e kombëtares zvicerane dhe i doli hapur në mbrojtje.

“Të gjithë bëjnë gabime. Askush nuk është perfekt. Ju lutem, mos e harroni kurrë një gjë: atë që Granit Xhaka, vëllai im, ka bërë për Zvicrën gjithë këto vite. Sa shumë zemër, pasion dhe krenari ka treguar për këtë vend dhe këtë fanellë”, shkroi Taulanti.

Ai iu drejtua gjithashtu kritikëve dhe mediave, duke kërkuar që një gabim të mos fshijë gjithë kontributin e Granit Xhakës ndër vite.

“Edhe ju keni bërë gabime në jetën tuaj. Gjëja më e rëndësishme nuk është të mos bësh kurrë gabime, por t’i pranosh ato, t’i njohësh dhe të mësosh prej tyre”, shtoi Taulant Xhaka.

Vetë Graniti ka deklaruar se në atë periudhë kishte pasur frikë dhe mosbesim të fortë ndaj vaksinës dhe se sot e konsideron vendimin e tij të gabuar.

Federata Zvicerane e Futbollit dhe Xhaka kanë vendosur që mesfushori të mos jetë pjesë e grumbullimit të radhës të kombëtares, ndërsa çështja vazhdon të shkaktojë debat të madh në opinionin publik zviceran.

Taulant Xhaka, ndërkohë, ka kërkuar që njerëzit të mos harrojnë atë që vëllai i tij ka dhënë për kombëtaren zvicerane gjatë gjithë karrierës së tij.

spot_img

Artikujt e fundit

22-vjeçari po luante me armën, vret gabimisht të dashurën dhe më pas veten

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Fairbanks të Alaskës, ku një 21-vjeçare ka humbur...

Lëvizje në diplomacinë shqiptare/ Uran Ferizi pritet të marrë drejtimin e Misionit të përhershëm në OSBE

Lëvizje të reja priten në trupën diplomatike shqiptare. Uran Ferizi, aktualisht ambasador i Shqipërisë...

E rëndë në Jalë/ 32-vjeçarja britanike ndërron jetë pasi shfaqi probleme shëndetësore në hotel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në Jalë të Himarës,...

Rama për dënimin e 4 ish-liderëve të UÇK-së: “Mort për së gjalli, një marre ndërkombëtare”

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të zhvilluar me komunitetin shqiptar në Miçigan, komentoi edhe...

Më shumë