BallinaVendiPolitikë“Fajësia dhe pafajësia janë individuale”/ Rama për Vlora Hysenin: Hetimet nuk janë...

“Fajësia dhe pafajësia janë individuale”/ Rama për Vlora Hysenin: Hetimet nuk janë “aktakuzë” ndaj mazhorancës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas masës së arrestit shtëpiak ndaj drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, duke kundërshtuar që hetimet apo masat e drejtësisë ndaj zyrtarëve publikë të interpretohen si një “aktakuzë” ndaj mazhorancës qeverisëse.

Sipas Ramës, veprimet e organeve të drejtësisë janë shprehje e pavarësisë së tyre dhe e parimit të barazisë para ligjit.

“E megjithatë, kurrsesi nuk mund të jetë e vërtetë që veprimet e pavarura të drejtësisë dhe afirmimi i vijueshëm i barazisë para ligjit, të jenë njëkohësisht akt-akuza kundër pikërisht një shumice qeverisëse e cila me kurajo e me vendosmëri, ia ka çelur rrugën drejtësisë së pavarur”, deklaroi Rama.

Kryeministri tha se pret që çdo dyshim i organit të akuzës ndaj Hysenit “të hetohet dhe zbardhet deri në fund përmes procesit të pavarur gjyqësor”, duke shtuar se drejtësia duhet të hetojë dhe gjykojë këdo, pavarësisht statusit social apo funksionit publik.

Rama theksoi gjithashtu se fajësia ose pafajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë dhe gjykatës dhe nuk përbën përgjegjësi të shumicës qeverisëse.

“Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse me mua në krye, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë”, tha Rama.

Ai kritikoi edhe gjykimin publik të personave nën hetim përpara vendimit të gjykatës, duke deklaruar se “çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar”, ndërsa “askush nuk është mbi ligjin”.

spot_img

Artikujt e fundit

Sekuestrohet hoteli me 5 kate në Ksamil, “arrest shtëpie” për një person

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm,...

“Do të marr një vendim të madh për Iranin”/ Fjalimi i Trump në OKB, presidenti amerikan: SHBA po punon ngushtë me Rusinë dhe Ukrainën...

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë fjalës së tij në OKB, deklaroi se Shtetet e...

Kreu i AMP, Klevis Qose, takim me ambasadoren e Izraelit: Fokus te integriteti dhe bashkëpunimi

Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose, ka pritur në ambientet e AMP-së...

“Behgjet Pacolli la peng Aeroportin e Vlorës në një kompani offshore në Luksemburg”, zbulimi i Ylli Manjanit

Konflikti për Aeroportin e Vlorës mes Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit duket se ka...

Më shumë