BallinaVendiAktualitetKreu i AMP, Klevis Qose, takim me ambasadoren e Izraelit: Fokus te...

Kreu i AMP, Klevis Qose, takim me ambasadoren e Izraelit: Fokus te integriteti dhe bashkëpunimi

Publikuar më

spot_imgspot_img

Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose, ka pritur në ambientet e AMP-së ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Takimi u fokusua te situata aktuale dhe sfidat me të cilat përballet Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, si dhe te mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Qose bëri të ditur se gjatë bisedës është diskutuar veçanërisht për forcimin e mekanizmave të integritetit dhe shkëmbimin e eksperiencave mes institucioneve.

“Kënaqësi të prisja në zyrat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Sh. S. Znj. Galit Peleg, me të cilën zhvilluam një bisedë mbi situatën dhe sfidat me të cilat përballet ky institucion, si dhe mbi mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional”, shkruan Qose.

Sipas kreut të AMP-së, ambasadorja Peleg shprehu gatishmërinë për të mbështetur bashkëpunimin me institucionin, veçanërisht përmes shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave në fushën e integritetit institucional.

Takimi synon forcimin e kontakteve dhe shkëmbimin e eksperiencave mes institucioneve shqiptare dhe izraelite në çështje që lidhen me integritetin, sigurinë dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë policore.

spot_img

Artikujt e fundit

Avioni luftarak F-16 rrëzohet në bazën amerikane në Gjermani, plagoset një person

Një avion luftarak amerikan F-16 është rrëzuar të martën pasdite brenda territorit të bazës...

“Fajësia dhe pafajësia janë individuale”/ Rama për Vlora Hysenin: Hetimet nuk janë “aktakuzë” ndaj mazhorancës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas masës së arrestit shtëpiak ndaj drejtores së SHISH,...

Sekuestrohet hoteli me 5 kate në Ksamil, “arrest shtëpie” për një person

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm,...

“Do të marr një vendim të madh për Iranin”/ Fjalimi i Trump në OKB, presidenti amerikan: SHBA po punon ngushtë me Rusinë dhe Ukrainën...

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë fjalës së tij në OKB, deklaroi se Shtetet e...

Më shumë