BallinaVendiAktualitetMesazhet Hyseni-Agasi/ GJKKO ndalon publikimin e vendimit në media

Mesazhet Hyseni-Agasi/ GJKKO ndalon publikimin e vendimit në media

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Hyseni u paraqit këtë të enjte në GJKKO, ku iu komunikua masa e sigurisë në kuadër të procedimit penal që lidhet me hetimet ndaj Ergys Agasit.

Në njoftimin e Gjykatës së Posaçme thuhet:

“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 69, datë 24.09.2026 vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, ndaj personit nën hetim Vlora Hyseni.”

Gjykata ka vendosur gjithashtu ndalimin e publikimit të plotë ose të pjesshëm të vendimit gjyqësor deri në përfundimin e hetimeve paraprake.

Hyseni po hetohet për veprat penale që lidhen me “përkrahjen e autorit të krimit” dhe “zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete”.

Çështja lidhet me hetimin ndaj Ergys Agasit, ndërsa sipas raportimeve nga dosja, SPAK dyshon se informacione të klasifikuara të SHISH kanë përfunduar në duart e tij.

Një ditë më parë, në media u publikuan edhe pjesë nga komunikimet mes Hysenit dhe Agasit. Këto materiale kanë ngritur pikëpyetje mbi natyrën e raportit të tyre dhe mbi informacionet që dyshohet se mund të jenë shkëmbyer.

Vetë Hyseni është paraqitur sot në gjykatë, ndërsa pas përfundimit të seancës është larguar pa dhënë deklaratë për mediat.

spot_img

Artikujt e fundit

“Mbi vajzat e mia janë qëlluar plumba”/ Klodiana Lala i përgjigjet Vlora Hysenit: Nuk më kërcënon dot

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra sot nga ish-drejtuesja e...

Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion të posaçëm për lokalizimin dhe kapjen e...

E rëndë në Itali/ 6-vjeçari ndërron jetë teksa po hante ushqim, prindërit tentuan t’a shpëtonin…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Chietit, në Itali, ku një...

EMRAT/ Atentat vëllait të Fabio Dushkut, tre të arrestuar në Greqi, në kërkim edhe…

Oficerët e policisë nga Nëndrejtoria Kundër Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore kanë zbardhur...

Më shumë