BallinaRajoni & BotaEMRAT/ Atentat vëllait të Fabio Dushkut, tre të arrestuar në Greqi, në...

EMRAT/ Atentat vëllait të Fabio Dushkut, tre të arrestuar në Greqi, në kërkim edhe…

Publikuar më

spot_imgspot_img

Oficerët e policisë nga Nëndrejtoria Kundër Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore kanë zbardhur një rast të tentativës së vrasjes me armë zjarri, ngjarje e ndodhur në janar 2025 në një zonë të Selanikut.

3 shtetas shqiptarë janë arrestuar në orët e mëngjesit të së mërkurës, në bazë të urdhër-arresteve përkatëse, në një zonë të Selanikut, si pjesë e një operacioni të koordinuar policor nga Departamenti për Ndjekjen Penale të Krimeve kundër Jetës dhe Pronës dhe Departamenti i Inteligjencës dhe Veprimeve Speciale të Policisë greke.

Bëhet fjalë për Robert Elezaj 33 vjeç, Sergo Elezaj 31 vjeç dhe Rueldi Dragjoshi 26 vjeç të akuzuar për tentativë vrasje ndaj 32-vjeçarit Danjel Dushku, i cili gjithashtu është shpallur person në kërkim.

Ngjarja për të cilën akuzohen 3 të parët, ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes midis 8 dhe 9 janarit 2025, kur ata iu afruan dhe sulmuan 32-vjeçarin Danjel Dushku në një zonë të Selanikut.

Konkretisht, 33-vjeçari Robert Elezaj, duke përdorur një pistoletë, qëlloi mbi 32-vjeçarin Dushku, pa e lënduar atë. Megjithatë, nga të shtënat u plagos një person që ndodhej pranë Dushkut, ndërsa dëme u shkaktuan edhe në një dyqan në zonë.

Në të njëjtën kohë, ndaj Dushkut hapi zjarr me pistoletë edhe 26-vjeçari Rueldi Dragjoshi, por pa e lënduar atë. Lidhur me rolin e 31-vjeçarit Sergo Elezaj, sipas policisë, doli se ai i drejtoi një armë 32-vjeçarit Dushku, pa qenë e mundur të verifikohej nëse kishte qëlluar apo jo, ndërsa u ofroi ndihmë dy personave të tjerë të arrestuar, si para ashtu edhe gjatë kryerjes së veprave penale.

Konkretisht, ai i transportoi ata në vendin e ngjarjes me një makinë me qira, ndërsa qëndroi në vendngjarje me ta, derisa u larguan së bashku.

Nga ana e tij, 32-vjeçari Danjel Duahku, duke përdorur armë zjarri, qëlloi mbi personat e arrestuar, pa i lënduar ata, ndërsa shkaktoi dëme në automjetin me të cilin ata kishin mbërritur në vendngjarje, si dhe në një makinë tjetër të parkuar.

Gjatë operacionit për arrestimin e autorëve, 31-vjeçari Sergo Elezaj u përpoq të arratisej, duke mos iu bindur urdhrave të oficerëve të policisë. Ai doli në ballkonin e shtëpisë së tij, shkoi në çatinë e një shtëpie ngjitur, ku qëndroi derisa u lokalizua dhe u ndalua nga policia.

Gjatë kontrollit të banesës së mësipërme, u gjetën dhe sekuestruan një pistoletë me një karikator, 7 fishekë, si dhe 2 karta identiteti të falsifikuara. Në të njëjtën kohë, u zbulua se 31-vjeçarit i mungonin edhe dokumentet e kërkuara ligjore. Gjithashtu ai rezultoi person në kërkim pasi ndaj tij ishte në pritje një dënim për armëmbajtje pa leje.

Lidhur me 33-vjeçarin Robert Elezaj, u zbulua se ai ishte në kërkim, pasi kishte një dënim në pritje për lehtësimin e transportit të shtetasve të vendeve të treta që nuk kishin të drejtë të hynin në vend dhe se i mungonin dokumentet ligjore.

26-vjecari Rueldi Dragjoshi, rezulton i dënuar më parë me 15 muaj burg në Francë në vitin 2021 për tregti heroine dhe kokainë.

Sipas policisë greke, tre personat e arrestuar kanë precedentë edhe në Greqi pasi janë akuzuar në të kaluarën për vjedhje, trafikim të paligjshëm të migrantëve, lëndime të rrezikshme trupore, si dhe shkelje të ligjeve për drogën dhe armët.

32-vjecari Danjel Dushku, me precedentë penalë në Greqi e Shqipëri, rezulton të jetë vëllai i Fabio Dushkut, një shtetas shqiptar i dënuar në Greqi për vrasje e vepra të tjera penale.

spot_img

Artikujt e fundit

Vlora Hyseni përplaset me Klodiana Lalën para SPAK: “Si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e Hotel Rogner?”

Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme për seancën. Sapo...

Klosi replikë Berishës: Shefi yt i SHISH akuzohej për vrasje dhe e bëre komandant të FA, je më i korruptuari në Ballkan

Debati në Kuvend për çështjen e Vlora Hysenit ka sjellë replika të forta mes...

Rrëzohet kërkesa e PD për debat për çështjen e SHISH, demokratët protestojnë, bllokojnë foltoren

Partia Demokratike kërkoi ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare, duke kërkuar që...

“Kur të thashë se Tao do të të zinte vendin, u solle si tuaf”/ Berisha thumbon Peleshin, kreu i Kuvendit ia kthen: “Më marsh...

Një shkëmbim batutash ka ndezur seancën plenare mes kreut të opozitës, Sali Berisha, dhe...

Më shumë

Vlora Hyseni përplaset me Klodiana Lalën para SPAK: “Si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e Hotel Rogner?”

Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme për seancën. Sapo...

Klosi replikë Berishës: Shefi yt i SHISH akuzohej për vrasje dhe e bëre komandant të FA, je më i korruptuari në Ballkan

Debati në Kuvend për çështjen e Vlora Hysenit ka sjellë replika të forta mes...

Rrëzohet kërkesa e PD për debat për çështjen e SHISH, demokratët protestojnë, bllokojnë foltoren

Partia Demokratike kërkoi ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare, duke kërkuar që...