BallinaRajoni & BotaShpërthimi i fuqishëm në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ekipet e...

Shpërthimi i fuqishëm në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ekipet e emergjencës nxjerrin trupat e 6 viktimave nga rrënojat

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi një ditë më parë në zonën e Plakës, në qendër të Athinës.

Ekipet e emergjencës kanë përfunduar operacionin e kërkim-shpëtimit dhe kanë nxjerrë të gjithë trupat nga rrënojat e ndërtesës së shembur.

Mes viktimave janë edhe tre shtetas shqiptarë, Florin Hoxha, motra e tij, Florida Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Eris Cani. Siç bën me dije korrespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe, në total janë konfirmuar gjashtë viktima, ndërsa ekipet e emergjencës kanë nxjerrë të gjithë trupat nga rrënojat. Mes viktimave është edhe bashkëshorti i Florida Hoxhës, Ian Alexander Kirpatrick, shtetas amerikan, si dhe Edmond Hings e Athina Papapresku, pronarët e ndërtesës.

Kujtojmë se shpërthimi ndodhi pak para orës 08:00 ditën e djeshme, në një ndërtesë të vjetër dykatëshe në rrugën Lysikratous, përballë Shtyllave të Zeusit Olimpik. Si pasojë e shpërthimit, ndërtesa u shemb, ndërsa një kalimtar u plagos lehtë nga copëzat e shpërndara.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë edhe në një ndërtesë pranë vendit të ngjarjes, nga ku nxorën dy gra, njëra prej tyre e moshuar. Të dyja u transportuan në spitalin “Georgios Gennimatas”, ku morën ndihmën e parë.

Pas orëve të kërkimeve nën rrënoja, ekipet e emergjencës kanë nxjerrë të gjashtë trupat, duke konfirmuar bilancin tragjik të ngjarjes.

spot_img

Artikujt e fundit

Bitget goditet nga hakerët, vidhen 351.6 milionë dollarë në kripto

Bursa e kriptomonedhave Bitget ka pezulluar përkohësisht tërheqjet e klientëve pasi zbuloi transferta të...

Editorial/Pse mungon data e protestës së Opozitës?!

Edhe pa shpërthyer skandali tronditës i drejtueses së SHISH, ka pasur mjaftueshëm denoncime, afera...

Skandali i radhës edhe më i madh?! Çfarë paralajmëron gazetari

Gazetari investigativ Flamur Vezaj paralajmëron se shumë shpejt shqiptarët do të tronditen nga një...

Lëvizje në qeveri/ Ina Zeqaj merr Agjencinë e Koncesioneve, Oltjon Muzaka kalon te Ministria e Brendshme

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të premte disa ndryshime në drejtimin e institucioneve...

Më shumë