Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të premte disa ndryshime në drejtimin e institucioneve shtetërore, me lirime nga detyra dhe emërime të reja.
Një nga ndryshimet prek Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve. Emiliano Gjika është liruar nga detyra e kryetarit të këtij institucioni, ndërsa në vend të tij është emëruar Ina Zeqaj.
Lëvizje ka pasur edhe në nivel zëvendësministrash.
Oltjon Muzaka është liruar nga posti i zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe është emëruar zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Vendimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave përfshijnë:
- Lirimin e Emiliano Gjikës nga detyra e kryetarit të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve.
- Emërimin e Ina Zeqajt në krye të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve.
- Lirimin e Oltjon Muzakës nga detyra e zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe emërimin e tij si zëvendësministër i Punëve të Brendshme.



