BallinaUncategorizedLAJM I FUNDIT/ Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, reagon Presidenca

LAJM I FUNDIT/ Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, reagon Presidenca

Publikuar më

spot_imgspot_img

Njoftim për mediat:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për të diskutuar çështjet e aktualitetit dhe impaktin që ato kanë mbi veprimtarinë e institucioneve të sigurisë.

Në mbledhje, përveç anëtarëve që përcakton ligji, ishin të ftuar edhe institucioni e Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-u.

Këshilli diskutoi për situatën dhe masat që duhet të merren nga institucionet për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, bashkëpunimin me partnerët dhe aleatët dhe forcimin e besimit të publikut.

Në takim u konkludua se:

Për sigurinë kombëtare, institucionet nuk konkurrojnë me njëri-tjetrin. Ato kanë përgjegjësi të ndryshme, por i shërbejnë të njëjtit interes: sigurisë së Republikës së Shqipërisë. Çdo mosbesim institucional të zëvendësohet me bashkëpunim, koordinim dhe komunikim profesional.

Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë. Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë.

Institucionet t’u tregojnë qytetarëve se sistemi di të korrigjojë vetveten e të mbrojë interesin publik. Detyra jonë është të forcojmë standardet, kontrollin, transparencën, llogaridhënien dhe bashkëpunimin institucional.

Shqipëria ka institucione, ka partnerë dhe aleatë ndërkombëtarë, ka profesionistë dhe kapacitete. Institucionet e Republikës të punojnë së bashku për të forcuar shtetin, sigurinë kombëtare dhe besimin e qytetarëve.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar nuk merr vendime. Ai është organ këshillimor i Presidentit të Republikës dhe mbështet Presidentin në ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore. Mbledhjet e tij zhvillohen të mbyllura.

spot_img

Artikujt e fundit

Mbledhje te “Vila e Kuqe”, Rama thërret sot drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, zbulohen detajet

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, në orën...

Detaje/ Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas 90 minutash diskutime, i pranishëm edhe kreu i SPAK

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila zgjati 90 minuta. Në mbledhje...

Turpërimi publik, protesta po themelon një institucion që nuk e kishim

Turpërimi publik është një nga mjetet e kontrollit që shoqëria ushtron ndaj atyre që...

Alfred Cako paralajmëron për 2030-n: “Mbroni shëndetin, mendjen dhe lirinë tuaj”

Alfred Cako ka publikuar një reagim në rrjetet sociale, ku ngre pikëpyetje mbi zhvillimin...

Më shumë