BallinaVendiKronikëVideot intime në rrjet/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës në polici: Kamerat...

Videot intime në rrjet/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës në polici: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Publikuar më

spot_imgspot_img

Adrian Hila ka deklaruar në polici se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në banesën e tij, por ka mohuar se qëllimi i tyre ka qenë regjistrimi i momenteve intime.

Gjatë dëshmisë së tij Hila ka shpjeguar se kamerat janë vendosur për qëllime sigurie, pas rasteve të vjedhjeve të raportuara në zonën ku banonte.

Sipas deklarimit të tij, kamerat ishin vendosur në vitin 2022, pra përpara publikimit të videove intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet.

Hila ka thënë se bëhej fjalë për kamera të thjeshta, të vendosura në pika të ndryshme brenda dhe jashtë banesës, me synim mbrojtjen e pronës.

Sipas tij, kamerat nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online.

Në lidhje me publikimin e videove, Hila ka deklaruar se për ngjarjen është vënë në dijeni nga miq të tij.

Hetimet për rrethanat e regjistrimit dhe publikimit të materialeve vijojnë, ndërsa autoritetet po verifikojnë mënyrën se si pamjet kanë përfunduar në qarkullim publik.

spot_img

Artikujt e fundit

Për Gjykatën e Dhomës së Gjumit, që e kemi shpikur

Nga Filip Çakuli Në Shqipëri duket se kemi shpikur një gjykatë të re: Gjykatën e...

Videot intime të personazheve publike, reagon Aurela Gaçe: Do të ndërmarr hapa ligjore, dinjiteti im s’mund të përdhoset

Ditët e fundit, rrjetet sociale dhe portalet online janë përfshirë nga një valë aludimesh...

A ranë shqiptarët pre e një virusi nga videot intime që u shpërndanë dje?

Shpërndarja masive e videove intime gjatë ditës së djeshme në WhatsApp dhe rrjete të...

Kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin në Durrës pas një konflikti, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi dyshohet se ka kanosur me kallashnikov një...

Më shumë