BallinaVendiPolitikëA ishte kjo java e fundit në liri e Belës?!

A ishte kjo java e fundit në liri e Belës?!

Publikuar më

spot_imgspot_img

Me 9 shtator, SPAK njoftoi publikun zyrtarisht se Belinda Balluku kishte akuza të reja, përpos asaj për shpërdorim detyre, me të cilën dështuan t’i jepnin masë sigurie pasi Edi Rama refuzoi t’ja hiqte imunitetin dhe e rrëzoi me 82 vota kërkesën në Parlament. Me 12 mars ndodhi kjo, dhe SPAK mori një goditje të fortë dhe brutale. U kthye mbrapsht dhe pavarësisht se Balluku akuzohej për shpërdorim detyre me pasojë 1.2 miliardë euro, ajo vijoi e lirë funksionet dhe punët e saj si Drejtuese Politike në Fier. Dhe po ashtu, nuk ndaloi së ushtruari pushtetin dhe influencën.

Por prej 9 shtatorit, Belinda Balluku akuzohet edhe për korrupsion dhe fshehje pasurie. Me 12 mars, Edi Rama tha se nëse do të ishin këto akuza, kërkesa e SPAK do të pranohej.

Pasuritë e reja të zbuluara që sipas SPAK i përkasin Belinda Ballukut dhe janë përfituar prej favoreve që ajo ka shpërndarë si Ministre e Infrastrukturës, janë baza e akuzave të reja.

Publiku ka pritur që pas këtyre rrethanave, dhe pasi akuzat i janë komunikuar zyrtarisht dhe Ballukut, të ndodhte ajo që duhej të ndodhte. SPAK të paraqitej në Kuvend për masën e re të sigurisë, me kërkesën e re për heqjen e imunitetit.

Albania Today ka vëzhguar cdo ditë zhvillimet politike dhe shenjat ishin që hapi i SPAK nuk do të vononte. Dhe të gjithë ishin të bindur që kjo do të ndodhte nga dita në ditë. Gazetarët që mbulojnë SPAK dhe komentatorët, njëzëri pohonin se kërkesa e SPAK është rrugës.

Po ashtu, ka pasur dhe qëndrime politike nga Opozita që i kanë kërkuar SPAK të zbatojë ligjin dhe standardin e ngritur tanimë, që kur komunikohet akuza e re kërkohet masa e sigurisë.

Megjithatë, edhe kjo javë u mbyll pa asnjë zhvillim në këtë drejtim. Balluku vijoi normalisht aktivitetin edhe pse tanimë ka 3 akuza. I vetmi shqetësim që pati ishte përplasja me një grup protestuesish diku në një zonë pranë bllokut, ku ish-zëvendëskryeministrja u ballafaqua me ndjenjën dhe shijen që ka publiku për qeverisjen dhe qeveritarët.

Nga hulumtimi i rrethanave dhe shenjave, Albania Today del në konkluzionin që javën që po vjen do të ketë patjetër një zhvillim në këtë drejtim. SPAK gjendet nën një presion publik në rritje. Ose duhet të dërgojë kërkesën për imunitetin e Ballukut në Parlament, dhe masën e sigurisë., ose duhet të dalë e të thotë arsyet pse nuk e bën. Me akuzat e reja të komunikuara, nuk mund të vazhdojë më edhe pas 10 ditësh sikur asgjë nuk ka ndodhur. Në të kundërt, qartazi ngjan sikur dikush po kërkon kohë dhe SPAK po ja jep.

spot_img

Artikujt e fundit

“E dëgjove çfarë thanë për ty?”/ Pas videove intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja ironizon kritikuesit me qentë që lehin: Unë nuk…

Me një postim në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një përgjigje...

Bordi ndryshon sërish çmimet, nafta me 212 lekë dhe benzina 179 lekë nga sot

Bordi i Transparencës ka njoftuar këtë të shtunë, datë 31 Tetor, çmimet e reja...

Një vit pa Fatos Nanon, liderin historik të së majtës shqiptare

Sot, më 31 tetor 2026, shënohet një vit nga ndarja nga jeta e Fatos...

Rama njofton zgjatjen e orarit në shkolla: Nga viti 2027, fëmijët do të qëndrojnë deri në orën 17:00

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga viti i ardhshëm do të nisë zgjatja...

Më shumë

“E dëgjove çfarë thanë për ty?”/ Pas videove intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja ironizon kritikuesit me qentë që lehin: Unë nuk…

Me një postim në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një përgjigje...

Bordi ndryshon sërish çmimet, nafta me 212 lekë dhe benzina 179 lekë nga sot

Bordi i Transparencës ka njoftuar këtë të shtunë, datë 31 Tetor, çmimet e reja...

Një vit pa Fatos Nanon, liderin historik të së majtës shqiptare

Sot, më 31 tetor 2026, shënohet një vit nga ndarja nga jeta e Fatos...