BallinaVendiPolitikëAsambleja e PS të shtunën, zbulohet vendi ku Edi Rama do të...

Asambleja e PS të shtunën, zbulohet vendi ku Edi Rama do të mbledhë të tijtë, çështjet që do të diskutohen

Publikuar më

spot_imgspot_img

Partia Socialiste është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

Burime nga selia rozë i thanë gazetarit Muhamed Veliu se kjo asamble do të mbahet të shtunën ora 10:30 në një resort në Gjirin e Lalzit. Gazetari Muhamed Veliu rendit çështjet kryesore që pritet të jenë objekt diskutimi nga kryesocialisti Edi Rama.

Kjo do të jetë një asamble ku fokusi do të jetë në përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 9 majit, përfshirë situatën me protestat, të cilat vazhdojnë, pavarësisht rënies së pjesëmarrjes.

Krahas mobilizimit për t’i fituar këto zgjedhje, pritet që Edi Rama të shpalosë mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve socialistë për kryebashkiakë.

Vlen për t’u parë nëse nga kjo asamble Edi Rama do të shpalosë idetë e tij se cila mund të jetë kandidatura perfekte për të fituar Bashkinë e Tiranës, më të madhen në vend.

Socialistët presin nga kjo asamble të dëgjojnë qëndrimet publike të kryetarit të PS-së për sa i përket Erion Veliajt, tashmë të vendosur publikisht në një kurs të fortë përplasjeje me Edi Ramën pas transferimit në burgun e Fierit.

Gjithashtu, mbetet për t’u parë nëse do të futet në rendin e ditës të kësaj asambleje mocioni i Elisa Spiropalit, ku i kërkon Edi Ramës hapjen e Partisë Socialiste dhe adreson nevojën e një “Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë”.

Asamblenë e shtatorit 2023, Edi Rama e përdori për të shpalosur ndryshimin e gjysmës së kabinetit të tij qeverisës.

Mbetet tërësisht ekskluzivitet i Ramës nëse do ta përdorë Asamblenë e 14 nëntorit për ndryshime thelbësore në kabinetin e tij të katërt, në një kohë kur qeveria po përballet me një mori shqetësimesh të ardhura nga protestat, për të cilat kryeministri thotë se i ka mbajtur shënim dhe po adresohen.

spot_img

Artikujt e fundit

A mund të vihet në vend drejtësia 15 vite pas vrasjes së 27-vjeçares në Kosovë? Mbahet sot seanca e parë gjyqësor ndaj ish-partnerit

Pesëmbëdhjetë vjet pas vrasjes së Diana Kastratit në Prishtinë, më 10 nëntor mbahet seanca...

“Lekët i lashë në kazino”/ Grabiti 120 mijë euro nga dy banka në Tiranë, Robert Duka: U dhashë dy shokëve nga 3 mijë euro...

Një seri përgjimesh telefonike, të kombinuara me prova të tjera, si analizimi i pamjeve...

Tragjedi në Shkodër, humb jetën elektricisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Bardhaj të Shkodrës,...

Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet , ja çfarë i kërkova Nigel Farage

Dorian Puka, në gjashtë vitet e fundit, është bërë shqiptari më i komentuar në...

Më shumë