BallinaVendiPolitikë“Berisha nuk është kryetar i PD deri në fund të majit”, Salianji:...

“Berisha nuk është kryetar i PD deri në fund të majit”, Salianji: Me një padi të thjeshtë zgjidhet ngërçi për statutin, por s’ia jap këtë avantazh Ramës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji i ftuar në “Studio 24” me Ola Bruko, në News24, shpjegoi se çfarë po ndodh në PD, kur pritet që më 23 maj të zhvillohen zgjedhjet për kreun e PD.

Salianji tha se sipas nenit “Basha” që Berisha miratoi, ai nuk është më kryetar dhe nuk ka të drejtë rikandidimi, pas humbjeve të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

Sipas Salianjit, se ai i beson procesit politik për të ndryshuar PD, por nëse do të ndiqet rruga ligjore, ngërçi është i zgjidhshëm.

“Unë kam në plan të bëj politikë, sic e thashë nga Kukësi, qëndrimi i Berishës për të mos u larguar i shërben atij për të patur një jetë më të mirë në këtë etapë të jetës, por nuk i shërben opozitës, ndryshimit, por vetëm Ramës”, tha Salianji.

Ervin Salianji: Berisha tha që Basha ka përgjegjësi se nuk mbron votën, se që vidheshin zgjedhjet ishim të gjithë të një mendimi.

Por mua s’mi vjedh zgjedhjet Edi Rama dhe për shkak se nuk mi vjedh, vendos një nen i quajtur “Basha”, ku u përcaktua që të hiqeshin elementët se është farsë apo jo, nëse partia humb zgjedhjet, kryetari lë mandatin dhe nuk ka të drejtë rikandidimi

Nga pikëpamja legale statutore, Berisha nuk është kryetar nga momenti i daljes së rezultatit që mund të jetë fundi i majit . praktikisht nuk ka proces për zgjedhjet në parti.

Unë po i besoj procesit politik, që duhet ndryshim në PD, duke i dhënë rrugë nëpërmjet këtij procesi. Por nga pikëpamja ligjore, një padi e thjeshtë në gjykatën e Tiranës e fut PD në një ngërc tjetër,  por unë s’dua ti jap një avantazh tjetër Ramës duke e lënë PD dyerve të gjykatës, por që zgjidhet nga pikëpamja ligjore kjo, dihet.

Unë kam në plan të bëj politikë, sic e thashë nga Kukësi, qëndrimi i Berishës për të mos u larguar i shërben atij për të patur një jetë më të mirë në këtë etapë të jetës, por nuk i shërben opozitës, ndryshimit, por vetëm Ramës.

spot_img

Artikujt e fundit

Berisha dhe Rama në fokus, Agron Shehaj thotë se nuk i kërkon largimin: Jam vetë kryetar partie, dua të ikë kryeministri

Agron Shehaj është i ftuar në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu, i cili foli...

Kuvendi e “blindon” me ligj, por SPAK nuk tërhiqet! Nëntor i nxehtë për Gent Sejkon, telefonat e sekuestruar në Gjykatën e Lartë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të enjte ligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”,...

Sherr mes dy personave, plagoset me thikë 60-vjeçari në Korçë, kapet autori

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Korçës, në afërsi të postës, ku...

Ministria e Drejtësisë lëviz për Erion Veliajn, Toni Gogu fut në “sitë” 24 transferime

Zhvillime të reja pas transferimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i...

Më shumë