BallinaVendiPolitikëDhuna ndaj protestuesve në Zvërnec, Rama: Përgëzoj Policinë e Shtetit për reagimin...

Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec, Rama: Përgëzoj Policinë e Shtetit për reagimin ndaj asaj bande muskujsh pa tru

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjeve të shënuara një ditë më parë në zonën e Zvërnecit ku banorët që protestojnë kundër ndërtimit të një resorti në zonë u dhunuan nga rojet e sigurisë të kompanisë private.

Përmes një postimi në X Rama shprehet se nesër do të flasë për atë që e cilëson “një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë”, ndërsa përgëzon policinë e shtetit për reagimin ndaj rojeve private dhe drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës.

Nesër, është radha ime të flas për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, i cili ka qenë në proces për disa vite tani dhe nuk ka absolutisht asnjë lidhje me disa gënjeshtra të mëdha që kanë qarkulluar ditët e fundit. Ndërkohë, përgëzoj udhëheqjen e Policisë së Shtetit për reagimin e tyre të shpejtë dhe të saktë, qoftë ndaj asaj bande muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, apo ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës. Qasja e re me tolerancë zero ndaj çdo uniforme blu që minon besimin e publikut është e duhura. Për vetë projektin dhe të vërtetat dhe të pavërtetat që e rrethojnë, më shumë nesër në orën 10:00. Live për të gjitha palët e interesuara, sigurisht”, shprehet Rama.

Artikujt e fundit

Arrestohet në Dhërmi Granit Pepnikaj, i shpallur në kërkim për mashtrim financiar përmes Call Center

Granit Pepnikaj është arrestuar nga Policia e Vlorës në Dhërmi, ku ndodhej i fshehur...

Mungon avokati i Veliajt, shtyhet sërish gjyqi me Ols Dadon në Gjykatën Administrative. Kryebashkiaku: Unë pa punë jam, kështu që…

I shoqëruar nga forcat e policisë, ka mbërritur vetëm para pak çastesh në ambientet...

Veliaj çon në gjyqin kundër Ols Dados vendimin e Kushtetueses: Evidentoi mangësi serioze kushtetuese se si është justifikuar kufizimi i lirisë sime

Në gjykatën Administrative në gjyqin kundër prokurorit Ols Dado, Erion Veliaj ka çuar me...

Gjyqi me prokurorin Ols Dado, Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative. Mungon avokati i tij

I shoqëruar nga forcat e policisë, ka mbërritur vetëm para pak çastesh në ambientet...

Më shumë