Vdekja e papritur e Maria Eduarda Alves dos Santos, influencere braziliane 22-vjeçare e njohur në TikTok si Duda Alves, ka tronditur ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Duda numëronte mbi 750 mijë ndjekës dhe ishte bërë e njohur për videot nga përditshmëria, historitë personale dhe përmbajtjet me humor.
Vdekja e saj është konfirmuar nga familjarë dhe miq, ndërsa autoritetet braziliane po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Mes pistave që po shqyrtohen është edhe mundësia e vetëvrasjes, por deri më tani nuk ka një përfundim zyrtar për shkakun e vdekjes.
Vetëm disa javë më parë, 22-vjeçarja kishte treguar se i ishte nënshtruar një mastopeksie, ndërhyrje kirurgjikale për ngritjen dhe riformësimin e gjoksit. Ajo kishte shpjeguar se vendimin e kishte marrë për arsye estetike dhe për më shumë rehati në përditshmëri.
Pas lajmit të rëndë, familjarë dhe miq kanë publikuar mesazhe prekëse në kujtim të saj. Ceremonia mortore u zhvillua në São Paulo, ndërsa hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e vdekjes vijojnë.



