Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e mjekëve Elona Burba dhe Petrit Rexhepi, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit.
Dy mjekët janë shpallur fajtorë për mjekim të pakujdesshëm në dëm të Doriana Hakës, ish-bashkëshortes së ish-portierit Alban Hoxha.
Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, mjekët nuk kryen ekzaminimet e nevojshme ndaj pacientes.
Doriana Haka humbi jetën pas lindjes së djalit të saj të parë.



