BallinaVendiAktualitet"Nëna e fëmijëve të mi, dashuria ime sot na la", deputeti socialist...

“Nëna e fëmijëve të mi, dashuria ime sot na la”, deputeti socialist humb bashkëshorten, rrëqeth me mesazhin për ikjen e Lorinës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Loer Kume, deputet i Partisë Socialiste për Durrësin dhe prozator e eseist i njohur, ka njoftuar mesditën e kësaj të premte ndarjen nga jeta të bashkëshortes. Me zemrën e thyer dhe dhimbjen e pamasë për ikjen e bashkudhëtares së tij të jetës, Loeri njofton të afërm e miq për vdekjen e Lorinës.

“Lorina, Lori, Lorushi, dashuria ime që 18 vjeç, më shumë se gjysma ime, shpirti im binjak, shtëpia ime, gruaja, e dashura, shoqja, mësuesja ime, nxënësja ime, busulla ime, mishi im, zëri e fjala e syri im, gjithçkaja e madhe, nëna e fëmijëve tanë, dy mrekullive, sot na la vetëm.

Ne të tre, familja, njerëzit që e njohën, e prekën, e dëgjuan, u mbështollën nga energjia dhe aura e Lorit, Lorushit, e donim këtu të na donte pa limite e të na ndriçonte siç e ka bërë gjithë jetën e saj. Fati e deshi ndryshe”, shkruan deputeti socialist.

Loer Kume tregon se me Lorinën ishin njohur në moshën 18 vjeçare dhe prej dy dekada e gjysmë ishin bashkudhëtarë në jetë. Nga martesa e tyre, kanë sjellë në jetë dy fëmijë, të cilët prej sot do të ndjejnë përgjithmonë mungesën e nënës.

Deputeti socialist i Durrësit zbulon se bashkëshortja ishte në luftë me një sëmundje, dhe pavarësisht se kishte qëndruar e fortë në përballje me të, fatkeqësisht këtë të premte ka mbyllur sytë përgjithmonë.

“Dhe në luftë e tregoi veten njeriun më të fortë që kemi njohur e dëgjuar. Sot kemi trashëgiminë e Lorit pas. Varrimi bëhet ditën e shtunë, 19/09/2026. Pritjet bëhen ditën e diel, të martë dhe të mërkurë, ora 09:00–13:00, 16:00–21:00. Agjencia Leba. Lagjja nr. 6, Rruga Andon Naçi – Durrës”, shkruan deputeti Loer Kume.

Redaksia e Albania Today i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kume për ndarjen nga jeta të Lorinës, bashkëshortes së deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume.

spot_img
BurimiNews Bomb

Artikujt e fundit

U dërgua në spitalin privat, Erion Veliaj thyen këmbën pas ndeshjes së futbollit në paraburgim (DETAJE)

Detaje të reja janë mësuar nga shtrimi në spital i kryebashkiakut të Tiranës, Erion...

Pacolli: Më vjen keq që dëmin për Aeroportin e Vlorës do e paguajnë shqiptarët, jo qeveria

Behgjet Pacolli ka konfirmuar në një shënim të faqen e tij në Facebook, se...

Çfarë i ndodhi kryebashkiakut? Erion Veliaj transportohet në spital me ambulancë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë mesditën e sotme qelinë e burgut të...

Dekreti i Presidentit Begaj, Ervin Demo betohet si ministër i ri i Brendshëm

Ervin Demo ka nisur zyrtarisht detyrën si ministër i Punëve të Brendshme, pasi është...

Më shumë