BallinaVendiPolitikë“Kur të thashë se Tao do të të zinte vendin, u solle...

“Kur të thashë se Tao do të të zinte vendin, u solle si tuaf”/ Berisha thumbon Peleshin, kreu i Kuvendit ia kthen: “Më marsh të keqen”

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një shkëmbim batutash ka ndezur seancën plenare mes kreut të opozitës, Sali Berisha, dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Nga foltorja, Berisha iu drejtua Peleshit duke i kujtuar një deklaratë që kishte bërë një javë më parë, kur pretendonte se Taulant Balla do ta zëvendësonte në krye të Kuvendit.

“Nuk më besove mua ti, kur të thashë se Tao do të zinte vendin, u solle si tuaf”, tha Berisha, duke drejtuar gishtin nga Niko Peleshi.

Reagimi i kryetarit të Kuvendit ishte i menjëhershëm.

“Më marsh të keqen mua ti”, iu përgjigj Peleshi, batutë që u shoqërua me duartrokitje në sallë.

Berisha e lidhi deklaratën e tij me mesazhet e publikuara së fundmi mes ish-kryetares së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasit.

Në një prej komunikimeve të datës 19 gusht, Hyseni i shkruante Agasit për ndryshime të mundshme politike, duke përmendur edhe një skenar sipas të cilit Taulant Balla mund të zëvendësonte Niko Peleshin në detyrë.

Ky skenar nuk u realizua, por Berisha e riktheu sot në sallën e Kuvendit si pjesë të përplasjes së tij me kryetarin e Parlamentit.

spot_img

Artikujt e fundit

Shtyhet gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, shkak trupa gjyqësore. Caktohet data e radhës për zhvillimin e seancës

Është shtyrë edhe gjyqi i sotëm në Gjykatën e Posaçme për ish-presidentin Ilir Meta...

Plot tre vite pa Afrim Bunjakun, rreshteri i Policisë së Kosovës u vra në krye të detyrës nga tre serbë

Dita e sotme, 24 shtator 2026 përkon me 3 vjetorin e sulmit në Banjskë...

Masa ndaj Vlora Hysenit, Kryemadhi batuta me gazetarët para gjykatës: I patë si i fik radarët? Dashuria, gjë e madhe

Monika Kryemadhi është shfaqur me batuta para gazetarëve dhe operatorëve, pak para nisjes së...

“Flej pa dert zemër, gjithë radarët i fik për ty”/ Mesazhet e Vlora Hysenit teksa dyshohet se informonte Ergys Agasin

Të tjera mesazhe dashurie dalin nga dosja romancë tanimë mes Ergys Agasit dhe Vlora...

Më shumë