BallinaVendiPolitikëKlosi replikë Berishës: Shefi yt i SHISH akuzohej për vrasje dhe e...

Klosi replikë Berishës: Shefi yt i SHISH akuzohej për vrasje dhe e bëre komandant të FA, je më i korruptuari në Ballkan

Publikuar më

spot_imgspot_img

Debati në Kuvend për çështjen e Vlora Hysenit ka sjellë replika të forta mes mazhorancës dhe opozitës.

Pas akuzave të kreut të opozitës, Sali Berisha, për zhvillimet në Shërbimin Informativ të Shtetit, fjalën e mori deputeti socialist Blendi Klosi, i cili iu përgjigj me akuza të drejtpërdrejta.

Klosi deklaroi se Berisha ka sulmuar vazhdimisht institucionet e sigurisë dhe krerët e shërbimeve sekrete, ndërsa solli si shembull ish-kreun e SHISH, Bashkim Gazidede.

“Në 22 vite ke drejtuar këtë forcë politike, por nuk ke hequr dorë nga akuzat për çdo institucion dhe krerët e shërbimeve sekrete. E përmende vetë, ke goditur institucionet e sigurisë kombëtare”, tha Klosi.

Ai shtoi se mazhoranca, sipas tij, ka treguar përmes reformës në drejtësi se nuk do të mbrojë askënd përballë hetimeve.

“Ne e kemi diskutuar me fakte me reformën në drejtësi standardin tonë. Ne e kemi vërtetuar se nuk do të mbrojmë askënd në raport me drejtësinë dhe të gjithë do të përballen”, deklaroi deputeti socialist.

Më tej, Klosi e ashpërsoi tonin ndaj Berishës, duke iu referuar Bashkim Gazidedes.

“Shefi i shërbimit tënd, Gazidede, ishte akuzuar për vrasje dhe u bë komandant i FA, duke hapur depot dhe shkatërruar vendin. Sot je non-grata, i akuzuar si kriminel dhe një nga më të korruptuarit e Ballkanit dhe vijoni të dilni këtu. 22 vjet Sali Berisha drejton në opozitë”, u shpreh Klosi.

Deklaratat e Klosit janë pjesë e përplasjes politike në Kuvend dhe përfaqësojnë akuzat e tij ndaj Berishës.

spot_img

Artikujt e fundit

EMRAT/ Atentat vëllait të Fabio Dushkut, tre të arrestuar në Greqi, në kërkim edhe…

Oficerët e policisë nga Nëndrejtoria Kundër Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore kanë zbardhur...

Vlora Hyseni përplaset me Klodiana Lalën para SPAK: “Si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e Hotel Rogner?”

Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme për seancën. Sapo...

Rrëzohet kërkesa e PD për debat për çështjen e SHISH, demokratët protestojnë, bllokojnë foltoren

Partia Demokratike kërkoi ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare, duke kërkuar që...

“Kur të thashë se Tao do të të zinte vendin, u solle si tuaf”/ Berisha thumbon Peleshin, kreu i Kuvendit ia kthen: “Më marsh...

Një shkëmbim batutash ka ndezur seancën plenare mes kreut të opozitës, Sali Berisha, dhe...

Më shumë