Në Opinion po debatohet për skandalin e drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni dhe implikimin e saj me Ergys Agasin, në kohën kur ky i fundit ishte shpallur në kërkim.
Ergys Agasi kishte një pushtet të pakufishëm për shumë kohë, i cilësuar në publik si kordinator i krimit të organizuar.
Gjatë debatit në Opinion, gazetarët e ftuar u shprehen se Ergys Agasi kishte larguar Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla. Dhe këtë e kishte lajmëruar, duke u betuar se do ta hiqte.
Këtë teori e ka mbështetur edhe drejtuesi i emisionit. “Po, Taulantin e hoqi Gys Agasi”, tha Fevziu duke shtuar se ai u largua në një moment që po punonte mirë dhe kishte rezultate.
Çështja e Vlora Hysenit dhe mesazhet e komunikimet e saj me Ergys Agasin kur ky ishte në kërkim, janë tema e ditës që po debatohet në studiot kryesore televizive prej 2 ditësh.
Nesër, të enjten paradite, pritet që Hyseni të dalë para Gjykatës ku do i komunikohet masa e sigurisë arrest shtëpie.Drejtuesja e SHISH u procedua në detyrë dhe akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje informacioni. Ajo u kthye dje në Tiranë ku u vetdorêzua në polici, pasi në momentin e shpalles së vendimit nga gjykata, gjendej në një aktivitet jashtë vendit.



