Ermal Lula, shefi i Krimeve të Rënda në Policinë e Vlorës, ka humbur jetën në aksidentin e rëndë të kësaj pasditeje në autostradën Fier-Vlorë.
Përplasja ndodhi pranë Novoselës, ku makina me të cilën udhëtonte u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë. Sipas raportimeve të para, Lula ndërroi jetë, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur dhe u dërgua në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Lula ishte një nga drejtuesit e njohur të policisë në Vlorë. Më parë kishte drejtuar sektorin e Antidrogës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Ngushëllime familjes dhe kolegëve të tij.























