BallinaSportKombëtarja nuk është vetëm e lojtarëve, Maran bën surprizën e bukur për...

Kombëtarja nuk është vetëm e lojtarëve, Maran bën surprizën e bukur për tifozët

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kombëtarja shqiptare nis sot përgatitjet për dy sfidat e fundit të Nations League. Trajneri italian ka vendosur të afrojë më shumë tifozët me skuadrën, duke i dhënë mundësinë të ndjekin nga afër stërvitjen e parë të kuqezinjve.

Grumbullimi i Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve nis me një vendim të veçantë nga trajneri Rolando Maran. Në një kohë kur kuqezinjtë kanë përpara dy sfida me shumë rëndësi për objektivin e tyre, tekniku italian ka zgjedhur të krijojë një lidhje edhe më të afërt mes skuadrës dhe tifozëve.

Bëhet fjalë për hapjen e dyerve të stërvitjes së parë të Kombëtares, duke u dhënë mundësinë mbështetësve të kuqezinjve të jenë pranë lojtarëve dhe të ndjekin nga afër përgatitjet. Një gjest jo shumë i zakonshëm, që tregon dëshirën e Maran për të krijuar një atmosferë bashkimi përpara sfidave vendimtare. Maran e ka shpjeguar vetë arsyen e këtij vendimi: dëshiron që skuadra të nisë grumbullimin me energjinë dhe entuziazmin që përcjellin tifozët. Madje, ai i ka cilësuar mbështetësit si motorin dhe energjinë e kësaj Kombëtareje.

“Dëshirojmë të krijojmë një sinergji mes tifozëve, ekipit, lojtarëve dhe të gjithë atyre që e duan këtë fanellë. Në fund të fundit, ata janë motori dhe energjia e kësaj skuadre”, është shprehur trajneri italian.

Vendimi vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, e cila kryeson Grupin C1 me 9 pikë dhe synon ta mbyllë aventurën në vendin e parë. Pas stërvitjes së hapur të së hënës, kuqezinjtë do të përqendrohen te dy sfidat e nëntorit. Fillimisht, Shqipëria do të presë Finlandën më 12 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Tri ditë më pas, më 15 nëntor, do të përballet me Bjellorusinë në Budapest, në orën 18:00.

spot_img

Artikujt e fundit

Fatmir Mediu dëshmon në GJKKO për dosjen “Partizani”, ish-ministri: Të vish pas 20 vitesh të më thuash cila është praktika?! E ka pasur prokuroria...

Fatmir Mediu është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e GJKKO-së. Ai është...

Grabiti 60 mijë euro nga një bankë te Komuna e Parisit dhe u largua me skuter elektrik, ky është Robert Duka

Ky që shihni në foto është Robert Duka, 50-vjeçari nga Vlora, që grabiti një...

Ndërron jetë autori i sulmit me 6 viktima në Poloni.Çdo të diel shkonte në poligon qitjeje me të atin

Një ngjarje tragjike ka tronditur Poloninë, ku një 24-vjeçar hapi zjarr ndaj qytetarëve në...

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, Fatmir Mediu pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”

Fatmir Mediu është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e GJKKO-së. Ai është...

Më shumë