BallinaUncategorizedNis beteja në Hungari, kuqezinjtë kërkojnë suksesin për ngjitjen në Ligën B

Nis beteja në Hungari, kuqezinjtë kërkojnë suksesin për ngjitjen në Ligën B

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kuqezinjtë luajnë një ndeshje me shumë rëndësi në Ligën e Kombeve, me synimin për të mbyllur me sukses grupin C1. Ramadani mungon për shkak kartonësh dhe Muçi për arsye dëmtimi, ndërsa Juljan Shehu dhe Hoxha e nisin nga minuta e parë si titullarë.

Shqipëria zbret sot në fushë për një nga sfidat më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Përballë është Bjellorusia, në ndeshjen e fundit të grupit C1, ku skuadra e drejtuar nga Rolando Maran kërkon të konfirmojë ecurinë pozitive dhe të përfundojë misionin e nisur në këtë kompeticion.

​Kuqezinjtë vijnë në këtë takim në krye të grupit me 9 pikë dhe tashmë çdo detaj merr rëndësi të veçantë. Përballja me Bjellorusinë kërkon përqendrim maksimal, pasi objektivi është që Shqipëria të mos e lërë në dorën e të tjerëve fatin e saj në këtë garë.

​Për këtë takim, trajneri Maran ka bërë të ditur edhe 11-shen zyrtare, me disa ndryshime të detyruara në formacion. Ylber Ramadani mungon për shkak të kartonëve, duke i hapur rrugën Juljan Shehut për të marrë një vend në qendër të mesfushës, përkrah Kristjan Asllanit. Një dyshe që ka përgjegjësi të rëndësishme në organizimin e lojës dhe mbrojtjen e ekuilibrit të skuadrës.

​Po ashtu, Ernest Muçi nuk ia ka dalë të rikuperohet nga problemet fizike dhe mbetet jashtë kësaj përballjeje. Vendin e tij në repartin ofensiv e merr Hoxha, i cili luan nga minuta e parë përkrah Laçit, me Rey Manajn në majën e sulmit.

​Sipas rreshtimit zyrtar, Shqipëria zbret në fushë me skemën 3-4-2-1. Berisha është në portë, ndërsa treshja e mbrojtjes përbëhet nga Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj.

Hysaj në krahun e majtë dhe Pilo në të djathtin kanë detyra të dyfishta, si në mbrojtje, ashtu edhe në mbështetjen e sulmit. Në qendër të mesfushës luajnë Shehu dhe Asllani, ndërsa Hoxha dhe Laçi mbështesin Manajn, që është pika e referimit në repartin ofensiv.

FORMACIONET ZYRTARE

Bjellorusia: Lapoukhov, Begunov, Volkov, Gomanov, Pechenin, Selyavam Ebong, Lukashov, Kontsevoy, Shumansky,Barkocskiy; Trajner: Viktor Gancharenko;

Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Pilo, Shehu, Asllani, Hysaj, Laçi, Hoxha, Manaj; Trajner: Rolando Maran;

spot_img

Artikujt e fundit

Rekord në Ishujt Kanarie, afro 1.500 emigrantë mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

Afro 1.500 emigrantë kanë mbërritur të shtunën në Ishujt Kanarie të Spanjës, duke shënuar...

“I kërkoj falje vëllait tim Pirro”, zbardhet deklarata e Odisea Dhimës pas arrestimit nën akuzën e trafikimit dhe furnizimit me substanca anabolike

Odiseas Dimas, ish-trajneri i ekipit kombëtar grek të peshëngritjes dhe vëllai i kampionit olimpik...

Operacioni “Heshtja” në Prishtinë: Koka*në, Maybach dhe Rolex, mes të arrestuarve ish-ministri kosovar Astrit Haraqia

Ish-ministri i Kulturës së Kosovës, Astrit Haraqia, është mes të arrestuarve në një operacion...

“1000 orë filmime erotike me socialistë”, batuta e Ramës për “BOMBËN” e Majkos: Kur më dolën nudot vetëm ti dhe mamaja ime u shqetësuat

Të tjera detaje janë zbardhur nga diskutimet në dyer të mbyllura në Asamblenë e...

Më shumë