BallinaVendiPolitikëIncidenti në Zvërnec, Rama “kapet” me Athinën zyrtare: Nuk ishte akt dhune...

Incidenti në Zvërnec, Rama “kapet” me Athinën zyrtare: Nuk ishte akt dhune shtetërore, siç ndodh me të burgosurit shqiptarë në Greqi

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar qeverinë e Greqisë në lidhje me reagimin sa i takon incidentit të rëndë në Zvërnec, ku një roje private tërhoqi një protestues.

Gjatë fjalës së tij, Rama iu përgjigj Athinës zyrtare duke thënë se ajo skenë nuk ishte akt dhune shtetërore, siç ndodh me të burgosurit shqiptarë në Greqi.

“Që të jetë një akt dhune nga një grup rojesh private dhe të ngrihet shteti në këmbë për të nënvizuar etninë e protestuesit, kjo është diçka që, sipas meje, nuk i shërben marrëdhënieve tona, të cilat janë përsëri në ditët e tyre më të mira”- u shpreh Rama.

“Për herë të parë dje dëgjova që paska popullsi homogjene greke. Këtë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë, ndoshta ngaqë jam injorant. U mahnita nga deklarata e Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Ishte një akt dhune, por jo akt dhune shtetërore, siç ka ndodhur me shqiptarët në burgjet e Greqisë. Siç ka ndodhur më parë edhe me shqiptarë në rrugët e Greqisë.

Që të jetë një akt dhune nga një grup rojesh private dhe të ngrihet shteti në këmbë për të nënvizuar etninë e protestuesit, kjo është diçka që, sipas meje, nuk i shërben marrëdhënieve tona, të cilat janë përsëri në ditët e tyre më të mira.

Këtë e futa këtu sepse dua të them që pretendimet janë legjitime, por ato zgjidhen në gjykata. Sepse titujt e pronësisë janë baza e çdo veprimtarie dhe jo pretendimet. Siç ndodhi edhe në Rrjoll, ku toka ishte blerë nga pronarët që kishin letrat përkatëse. Disa të tjerë ishin pretendues. Nuk mund të zhvillohet vendi nëse mbetet pezull mes titujve të pronësisë dhe pretendimeve, pas gjithë katrahurës që kemi trashëguar”, tha Rama.

Artikujt e fundit

Protesta për Zvërnecin, Rama nuk tërhiqet: Projekt 4 miliardë euro, investim i jashtëzakonshëm

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot grupin parlamentar për të folur për situatën e krijuar...

Të shtëna me armë në zonën e Ali Demit në Tiranë, një i arrestuar

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme pranë zonës së Ali Demit...

Nga Stresi te vajza e Nishanit, djali i Olldashit dhe Hajdarit, ja kush siguroi një vend si anëtar i Këshillit të PD

Pas votimeve në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të datës 30 maj 2026 dhe...

Votimet në Kuvendin Kombëtar të PD, shpallet lista e emrave fitues për anëtarë të Këshillit

Pas votimeve në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të datës 30 Maj 2026 dhe...

Më shumë