Eraldo Fizi, ish bashkëshorti i Xhuana Nikollajt, i akuzuar se shkaktoi vetëvrasjen e saj, është lënë në burg nga gjykata.

Seanca u zhvillua nën drejtimin e gjyqtares Matilda Fetahu.

Fizi dyshohet për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes, si dhe për dhunë fizike në një rast.

Ai u arrestua dy ditë më parë pas më shumë se 6 muajsh në arrati, pasi ishte shpallur në kërkim që në mars të këtij viti.

Sipas hetimeve, Fizi dyshohej se kishte ushtruar dhunë ndaj ish-partneres së tij, Xhuana Nikollajt, e cila më pas konsumoi medikamente dhe ndërroi jetë në spital.