Zv.kryeministrja Albana Koçiu, ka reaguar pasi ditën e sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste, asaj dhe ministrit Ervin Demo iu besua drejtimi politik i PS-së së Tiranës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu ka shprehur mirënjohje për kryeministrin Edi Ramën për besimin e dhënë.
Në postim Koçiu theksoi objektivin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe përmbushjen e angazhimeve ndaj qytetarëve për shërbime më cilësore dhe rezultate konkrete.
Postimi i plotë:
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste
Me skuadrën, energjinë dhe vizionin e duhur për të përmbushur misionin historik të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kontratën e besës me qytetarët për shërbime më cilësore dhe rezultate konkrete, duke bërë më shumë e më mirë çdo ditë.
Mirënjohje Kryetarit të Partisë Socialiste për besimin e dhënë për të qenë bashkëkryetare e PS Tiranë.
Bashkë me Ervinin, Ogertën dhe çdo socialist të Tiranës, do të vijojmë punën në çdo lagje e në çdo njësi, sepse pikërisht nga Tirana, kryeqyteti europian i të gjithë shqiptarëve, jepet shembulli i zhvillimit, krijohen mundësitë e reja për çdo familje dhe nis fitorja e Partisë Socialiste drejt.



