BallinaVendiPolitikë“Këtu këmbë librazhdioti nuk shkel më”/ Qytetari i Përrenjasit debaton me deputetin...

“Këtu këmbë librazhdioti nuk shkel më”/ Qytetari i Përrenjasit debaton me deputetin Komici për reformën territoriale: Mblidhni mendjen se këtu vota nuk merrni më

Publikuar më

spot_imgspot_img

Dëgjesa publike e radhës për Reformën Territoriale u kthye në një  ballafaqim të ashpër dhe të paprecedentë me deputetin e Partisë Socialiste, Olsi Komici.

Takimi, i cili supozohej të shërbente si një platformë komunikimi për të diskutuar ndarjen administrative, nxori në pah pakënaqësinë e thellë të qytetarëve, të cilët e përballën të zgjedhurin e tyre me dështimin e kësaj reforme, duke theksuar se në vend të decentralizimit të premtuar, komuniteti do të marrë një centralizim që largon shërbimet bazë, rrit kostot e jetesës dhe lë zonat periferike në harresë të plotë.

“Si quhet ekipi i Librazhdit? Si quhen rrugët e Librazhdit? Vallja e Rrajcës, si e keni quajtur? Pallatin e Kulturës si e quani? Kështu shuhet kultura, sepse historikisht ja keni marrë Librazhdit, bujqësinë, parqet kombëtare, historikisht i ka marrë Librazhdi.

Parku Kombëtar i Shebenikut është Park Kombëtar dhe keni investuar në Librazhd në një rrugë për një liqen atje. Jeni mësuar të flisni dhe të bëni si të doni, por këtu këmbë librazhdioti nuk shkel më. Unë jam qytetar i Përrenjasit dhe nuk na ofendoni dot. Mblidhni mendjen, sepse ju vota këtu nuk merrni më, ta dini ju Mazniku dhe ajo politika e ndyrë e Librazhdit”, u shpreh qytetari.

Nga ana tjetër, Komici u orvat të mbronte raportin e Reformës Territoriale duke përdorur argumentet standarde mbi rritjen e efikasitetit në menaxhimin e fondeve dhe konsolidimin e buxheteve.

“Jemi në një fazë konsultimi publik, jemi mbledhur për të marrë mendime, pavarësisht tonit që ka gjithsecili prej jush. Ligji i ri i ndarjes territoriale synon bashkime të forta, buxhet më të madh, investime më të shumta. Nuk kam frikë të dal përballë jush, sepse i kam vota gjaku, vota zemre”, u shpreh deputeti Komici mes të tjerash.

Reforma e re Territoriale parashikon bashkimin e Përrenjasit me Librazhdin, propozim që ka hasur kundërshti dhe pakënaqësi në popull.

spot_img

Artikujt e fundit

Dyshimet për rrëmbim dhe tetë vite pa përgjigje, Elvis Troqe shpallet zyrtarisht i zhdukur

Tetë vite pas zhdukjes së 24-vjeçarit Elvis Troqe, Gjykata e Shkallës së Parë e...

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë

Pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar këtë paradite, ministrat kanë bërë publike disa prej...

U kap në flagrancë duke transportuar ilegalisht 11 emigrantë, pranga 27-vjeçarit në Korçë, shpallen në kërkim 2 persona të tjerë

Një 27-vjeçar është arrestuar në Korçë, ndërsa dy bashkëpunëtorë të dyshuar janë shpallur në...

Më shumë

Dyshimet për rrëmbim dhe tetë vite pa përgjigje, Elvis Troqe shpallet zyrtarisht i zhdukur

Tetë vite pas zhdukjes së 24-vjeçarit Elvis Troqe, Gjykata e Shkallës së Parë e...

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë

Pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar këtë paradite, ministrat kanë bërë publike disa prej...