BallinaSport“Ky përjashtim nuk është rastësi, ne nuk heshtëm”, Tifozat Kuq e Zi:...

“Ky përjashtim nuk është rastësi, ne nuk heshtëm”, Tifozat Kuq e Zi: Ndaj Polonisë nuk ka bileta për tifozët e vërtetë

Publikuar më

spot_img

Shqipëria përballet me Poloninë më 26 mars, në kuadër të play-off-it për Botërorin. Ndeshja do të luhet në Varshavë.

Para këtij takimi, tifozët ultras të kombëtares “Tifozat Kuq e Zi”, kanë shprehur pakënaqësi për mënyrën e shpërndarjes së biletave nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Sipas tyre, në stadium nuk do ketë vend për tifozët e vërtetë por vetëm për miqtë, klientët apo turistët. “Tifozat Kuq e Zi” shprehen se ky përjashtim nuk është i rastësishëm, por lidhet me faktin se ata kanë ngritur zërin më parë, përfshirë edhe çështjet që lidhen me Europianin dhe Serbinë.

Postimi i plotë:

Edhe këtë herë, tribunat nuk do jenë si gjithmonë…, jo sepse mungon dashuria për Kombëtaren, por sepse dikush ka vendosur me vetëdije ta heshtë zërin e saj më të zjarrtë. Sepse për Federata Shqiptare e Futbollit, nuk ka rëndësi kush e ndjen fanellën, rëndësi ka kush ka lidhje, kush është “i duhuri”, kush kalon nga dera e pasme. Zemra lihet mënjanë, shpërndahet vendi sipas interesit.

Bileta ka, gjithmonë ka.
Ka për miqtë, për klientët, për turistët…
Madje agjensionet turistike prej javësh kanë nisur ofertat promovuese për Varshavën, me paketë të gatshme që përfshin edhe biletën e ndeshjes.

Atëherë lind një pyetje shumë e thjeshtë:
Ku i morën këto bileta?
Pse për ata që e kanë mbajt këtë ekip gjallë, me zë e me shpirt, nuk ka!?
Dhe le ta themi qartë, ky përjashtim nuk është rastësi. Është pasojë e qëndrimit tonë. Sepse ne nuk heshtëm. Sepse ne kundërshtuam hapur organizimin e Euro 2027 me Serbinë. Dhe sot, çmimi i asaj kundërshtie është ky, përjashtimi.

Por po harroni një gjë, stadiumi nuk është thjesht beton e karrige, është zë që shpërthen, është zemër që rreh fort, është zjarr që nuk fiket.
Dhe këtë zjarr nuk mund ta kontrolloni me lista.

Këtë herë, nuk do mungojmë vetëm ne…,
do mungojë atmosfera, do mungojë pesha e çdo brohoritjeje, do mungojë ajo ndjenjë që e bën Kombëtaren më shumë se një ekip. Dhe kur të bjerë ajo heshtje e ftohtë në tribunë, kur kënga të shuhet aty ku dikur digjej zjarr, atëherë do ta kuptoni:

më shumë do të ndihet mungesa jonë, sesa do të vërehet prania juaj. Sepse ne nuk jemi dekor, sepse ne jemi zëri dhe zemra e kësaj Kombëtare. Dhe pa ne, ai stadium është thjesht beton.

Kombëtares i urojmë fitore, sepse fanella është mbi gjithçka, dhe kjo largësi nuk është zgjedhje… është “zgjidhja” e FSHF-së.

#Fitore

Artikujt e fundit

Vendimi historik! Gjykata shpall fajtor Zuckerberg, juria: Google dhe META krijojnë varësi tek të rinjtë

Një juri në Los Anxhelos ka dhënë një fitore të paprecedentë për një të...

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj gjyqtares Irena Gjoka

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar zyrtarisht pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit: Deputetët kanë 34 ditë kohë të zgjedhin Presidentin

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerrë vendimin mbi çështjen e zgjedhjes së presidentit. Me këtë...

Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Referendumi në Itali, mbështetje për drejtësinë e pavarur

Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri kanë reaguar me një deklaratë të përbashkët...

Më shumë

Vendimi historik! Gjykata shpall fajtor Zuckerberg, juria: Google dhe META krijojnë varësi tek të rinjtë

Një juri në Los Anxhelos ka dhënë një fitore të paprecedentë për një të...

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj gjyqtares Irena Gjoka

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar zyrtarisht pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit: Deputetët kanë 34 ditë kohë të zgjedhin Presidentin

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerrë vendimin mbi çështjen e zgjedhjes së presidentit. Me këtë...