BallinaVendiAktualitetLajmi për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, Balla propozon një...

Lajmi për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, Balla propozon një minutë heshtje në Kuvend: Ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla kërkon një minutë heshtje në nder të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta.

Balla e cilësoi akademikun si një njeri që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm.

“Kryetar, zonja e zotërinj, kolegë, besoj të gjithë jeni njohur me lajmin shumë të trishtë të ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, vepra e të cilit nuk janë thjesht vetëm libra, por janë një kontribut i pazëvendësueshëm i kujtesës tonë kombëtare, i ndërgjegjes dhe dinjitetit tonë si komb. Prandaj, është shumë jetike në kuptimin e respektit për një nivel kaq të madh të kontributit për shqipen, për shqiptarinë, të vlerësojmë kontributin e pazëvendësueshëm të këtij akademiku në kërkesën bazuar në rregulloren e Kuvendit që në një moment të caktuar, kur ta vlerësoni ju, zoti Kryetar, kur kjo sallë të plotësojë protokollin e nevojshëm të një momenti të tillë solemn, gjatë ditës së sotme, ta kujtojmë veprën e tij duke mbajtur një minutë heshtje, siç jeni njoftuar familja e tij ka njoftuar që nuk do të ketë ceremoni zyrtare ndërkohë që familja ka kërkuar privatësinë, por në vlerësim të kontributit të vlerës historike që ky personalitet mban, besoj që është në dinjitetin e Kuvendit nga të gjitha grupet parlamentare nën drejtimin tuaj të momentit kur do të caktohet ta mbajmë një minutë heshtje. I paharruar qoftë kujtimi i akademikut Rexhep Qosja“, u shpreh Balla.

Rexhep Qosja është varrosur sot në pranë të një rrethi të ngushtë familjarësh, duke respektuar amanetin e tij. Në një njoftim zyrtar familja ka bërë me dije se nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja dhe se po ashtu nuk do të marrë pjesë në organizime.

spot_img

Artikujt e fundit

Tragjedi në Tiranë, pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ndërron jetë në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Spitalin e Traumës në...

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua me aq urgjencë Erion Veliaj, na vër në dispozicion dokumentacionin

Dy kryetarë socialist të dy komisioneve parlamentare Farmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkojnë sqarime...

Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, një nga figurat e shquara të shkencës shqiptare

Akademiku i njohur Luan Omari është ndarë nga jeta këtë të enjte, më 29...

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores, urdhri është sekret shtetëror

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga...

Më shumë