BallinaVendiKronikëTragjedi në Tiranë, pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të...

Tragjedi në Tiranë, pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ndërron jetë në vendngjarje

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku një pacient ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i tretë i godinës.

Sipas raportimeve të News24, pacienti ishte shtruar në spital pas një tentative të mëparshme për vetëvrasje, si pasojë e së cilës kishte pësuar fraktura dhe po merrte trajtim mjekësor.

Gjatë qëndrimit në spital, ai është hedhur nga kati i tretë i godinës dhe pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ka humbur jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të saj.

Në kuadër të hetimeve, po merren në pyetje personeli mjekësor dhe familjarët e pacientit. Deri më tani nuk kemi një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.

spot_img
Buriminewsbomb

Artikujt e fundit

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua me aq urgjencë Erion Veliaj, na vër në dispozicion dokumentacionin

Dy kryetarë socialist të dy komisioneve parlamentare Farmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkojnë sqarime...

Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, një nga figurat e shquara të shkencës shqiptare

Akademiku i njohur Luan Omari është ndarë nga jeta këtë të enjte, më 29...

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores, urdhri është sekret shtetëror

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga...

“Më kanë telefonuar 7-8 deputetë të shqetësuar!”, avokati i Veliajt zbulon reagimet brenda PS-së pas transferimit në Fier

Transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit në atë të...

Më shumë