BallinaVendiKronikëNën masa të rrepta sigurie, nis në Gjykatën e Apelit gjyqi ndaj...

Nën masa të rrepta sigurie, nis në Gjykatën e Apelit gjyqi ndaj Ruben Saraivës për vrasjen e Ardian Nikulajt

Publikuar më

spot_imgspot_img

Në masa të forta sigurie, në Gjykatën e Apelit ka nisur gjyqi ndaj Ruben Saraivës.

Avokati po lexon ankesën dhe apelimin, përmes të cilëve kërkon shfuqizimin e dënimit të shpallur nga Gjykata e Lezhës, ku Saraiva u gjet fajtor për vrasjen e Ardian Nikulajt.

“I pandehuri është dënuar me burgim të përjetshëm. Vendimi nuk ka qenë i rregullt në aspektin procedural, pasi ai nuk ka marrë asnjë akt shkresor në gjuhën e tij amtare. Provat e administruara nuk krijojnë bindjen se Ruben Saraiva është personi i maskuar që qëlloi. Ne e kuptojmë dhimbjen e familjarëve, por garancitë kushtetuese në gjykim duhet të garantohen. Le t’u qëndrojmë të dhënave. Në datën 27.02.2023, dëshmitarja thotë se blerësi i motorit është pak i shëndoshë dhe nuk përmendet se bëhet fjalë për një shtetas të huaj.

Rezulton se Saraiva del me pasaportën e tij nga Kapshtica. Asnjë dëshmitar nuk e njeh nga fytyra. Edmond Haxhia largohet nga Rinasi. Procedimi drejtohej në një kohë të afërt drejt Edmond Haxhisë. Në motor nuk gjendet asnjë gjurmë e Saraivës. Më datat 30-31 dhjetor, gjatë ekstradimit nga Maroku, nuk i është dhënë asnjë vendim në gjuhën e tij. Duke pasur parasysh mënyrën se si janë marrë provat, kërkojmë që procesi të vendoset në kushte ligjshmërie.

Ai ka gjuhë amtare portugalishten. Ka qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar për një periudhë të caktuar, por nuk e njeh gjuhën angleze në mënyrë të mjaftueshme. Marrja e tij si person nën hetim, komunikimi i akuzës dhe kërkesa për gjykim janë kryer vetëm në gjuhën angleze“, deklaroi avokati i Saraivës.

spot_img

Artikujt e fundit

“Kur në ekran bëhet thirrje për luftë civile”, kryetarja e AMA reagon pas gjobave ndaj disa mediave: Liria editoriale duhet të ushtrohet bashkë me...

Krasniqi thekson se liria e shprehjes nuk përjashton përgjegjësinë editoriale dhe se thirrjet për...

Gjyqi ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-it

Është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion babai i këngëtarit të njohur Rigels...

Trump PARALAJMËRON fundin e luftës me Iranin, çmimet e naftës nisin rënien në tregjet botërore

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie në tregtinë aziatike këtë të martë, pas deklaratave...

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, Gjykata e Tiranës dënon me burg tre persona (EMRAT)

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor tre persona, të cilët shisnin dekodera me qindra...

Më shumë