BallinaVendiAktualitetNga arrestimi në Francë te ekstradimi në Shqipëri/ Mediat franceze: Procedura për...

Nga arrestimi në Francë te ekstradimi në Shqipëri/ Mediat franceze: Procedura për Ermal Beqirajn kërkon disa javë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Rasti i biznesmenit shqiptar Ermal Beqiraj ka marrë vëmendje në mediat franceze, pas arrestimit të tij në Francë për fluturimin me avion të lehtë mbi centralin bërthamor Penly në Normandi.

Mediat franceze raportojnë se Shqipëria ka kërkuar ekstradimin e tij, ndërsa ai ndodhet në paraburgim në pritje të procedurave.

Sipas raportimeve franceze, Beqiraj u arrestua në aeroportin Albert, në veri të Francës, pasi fluturoi mbi centralin bërthamor Penly, një nga zonat e përzgjedhura nga qeveria franceze për ndërtimin e reaktorëve të rinj bërthamorë EPR2.

Për këtë ngjarje, biznesmeni shqiptar u gjykua në procedurë të përshpejtuar nga gjykata në Amiens dhe u dënua me 7 mijë euro gjobë. Më pas ai u vendos në paraburgim, pasi autoritetet shqiptare kishin kërkuar ekstradimin e tij.

Mediat franceze i referohen edhe hetimit të SPAK në Shqipëri, ku Beqiraj dyshohet për përfshirje në një skandal korrupsioni të lidhur me tendera me vlerë miliona euro. Sipas autoriteteve shqiptare, ndaj tij është lëshuar urdhër arresti për mashtrim të organizuar.

Në raportimet e tyre, mediat franceze shkruajnë se hetimet kanë zbuluar edhe pasuri që dyshohet se kanë origjinë kriminale. Sipas SPAK, bëhet fjalë për llogari bankare me vlerë mbi 2 milionë euro, dy apartamente, një avion turistik, automjete dhe një pronë luksoze në departamentin e Oise, e vlerësuar rreth 2.6 milionë euro.

Autoritetet franceze, në bashkëpunim me ato shqiptare, kanë nisur procedurat për sekuestrimin e pasurive të identifikuara. Sipas prokurorisë franceze, procesi i ekstradimit të Ermal Beqirajt drejt Shqipërisë mund të zgjasë disa javë.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë