BallinaVendiPolitikëNga task-forca për pastrimin e qyteteve te legalizimet, Rama jep porositë për...

Nga task-forca për pastrimin e qyteteve te legalizimet, Rama jep porositë për kryebashkiakët

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kryebashkiakët, teksa u ka lënë atyre disa porosi.

Gjatë takimit, Rama tha so do të ngrihet një task-forcë për mbeturinat dhe do të hartohet një plan që shtrihet nga sensibilizimi te hapat konkretë.

“Ngritja e nivelit të emergjencave civile në rrafshin vendor. Ministri i Pushtetit Vendor dhe i Mbrojtjes kanë marrë detyrën të bashkëpunojnë për të fuqizuar kapacitetin vendor në raport me emergjencat. Po punojmë për të riparë sistemin e mbledhjes së mbeturinave, gjë që e kemi bërë me dije sa i përket aspektit të përpunimit të mbetjeve, por flas për mbeturinat që përgjithësisht janë problem, sidomos në sezonin turistik, në hapësirat e bashkive që s’janë zona urbane. Për këtë, është e domosdoshme të ngrihet një task-forcë mes qeverisë dhe pushtetit vendor, gjë për të cilën është ngarkuar ministri i Mjedisit dhe Pushtetit Vendor për të hartuar një plan afatshkurtër, afatmesëm, afatgjatë nga sensibilizimi masiv te hapat që duhen ndërmarrë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te Paketa e Maleve, si dhe te legalizimet.

“Është e domosdoshme që bashkitë të angazhohen dhe kemi lënë një detyrë për Kadastrën, që në bashkëpunim me çdo bashki, të ndërtojnë planet prioritare të legalizimit, në mënyrë që të kalendarizojmë procesin, ta bëjmë më të lehtë për aplikuesit, duke vendosur një sistem. Duhet hapur një zyrë e ndihmës juridike për Kadastrën!”, deklaroi kryeministri.

“Këto punë që folëm t’i bëjmë të gjitha dhe sa më mirë’, u tha Rama kryebashkiakëve.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...