BallinaKosovaOperacioni “Heshtja” në Prishtinë: Koka*në, Maybach dhe Rolex, mes të arrestuarve ish-ministri...

Operacioni “Heshtja” në Prishtinë: Koka*në, Maybach dhe Rolex, mes të arrestuarve ish-ministri kosovar Astrit Haraqia

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ish-ministri i Kulturës së Kosovës, Astrit Haraqia, është mes të arrestuarve në një operacion të madh antidrogë në rajonin e Prishtinës.

Operacioni, i quajtur “Heshtja”, u zhvillua më 14 nëntor, në kuadër të hetimeve për një grup të dyshuar për trafikim dhe shpërndarje kokaine. Sipas mediave kosovare, përveç Haraqisë u arrestuan edhe J. S. (42 vjeç), A. Xh. R. (26), A. M. (30) dhe G. F. (38). Një person i gjashtë u lirua dhe do të procedohet në gjendje të lirë.

Gjatë aksionit u sekuestruan 1,6 kg kokainë, 16 mijë euro, orë luksoze Rolex dhe Franck Muller, telefona, një armë zjarri, municion dhe pajisje që dyshohet se përdoreshin për paketimin e drogës. Në sekuestro u vunë edhe disa makina luksoze: Mercedes-Maybach, Mercedes GLE, Porsche, Audi dhe Volkswagen Tiguan. Vlera e përgjithshme e pasurisë së sekuestruar arrin rreth 301 mijë euro.

Haraqia mohon çdo përfshirje. Sipas informacioneve, ai ka bashkëpunuar plotësisht me hetuesit dhe u ka dhënë fjalëkalimet e telefonave. Në shtëpinë e tij nuk u gjet drogë apo ndonjë send që ta lidhë drejtpërdrejt me veprimtarinë e dyshuar. U sekuestruan 7 mijë euro, të cilat ai thotë se janë të fëmijëve të tij.

Burime për gazetën Sinjali thonë se Haraqia ka pranuar një miqësi të gjatë me njërin nga të arrestuarit, por mohon sërish çdo lidhje me trafikun e drogës.

Me vendim të prokurorisë, të dyshuarit u ndaluan për 48 orë. Hetimet vazhdojnë.

spot_img
Buriminewsbomb

Artikujt e fundit

“1000 orë filmime erotike me socialistë”, batuta e Ramës për “BOMBËN” e Majkos: Kur më dolën nudot vetëm ti dhe mamaja ime u shqetësuat

Të tjera detaje janë zbardhur nga diskutimet në dyer të mbyllura në Asamblenë e...

Gjendet pa shenja jete brenda makinës së vëllait të tij një 39-vjeçar në Paskuqan

Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një makine në rrugën “Ali Bakiu”,...

Nga Fatos Nano te Kastriot Islami dhe Elisa Spiropali, historia e përjashtimeve nga Partia Socialiste

Elisa Spiropali u përjashtua ditën e djeshme nga forumet e PS-së pas njoftimit të...

Aksidenti tragjik në Thumanë-Fushë Krujë/ Viktima, “Mjeshtri i Madh” i Ansamblit Mirdita, Paulin Filopati

65-vjeçari Paulin Filopati, është viktima e aksidentit automobilistik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, që ndodhi...

Më shumë