Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një makine në rrugën “Ali Bakiu”, në Tiranë.
Sipas policisë, D. D., banues në Paskuqan, nuk kishte shenja dhune në trup. Dyshimet e para janë se ka vdekur nga shkaqe natyrale. Makina ku u gjet ishte në pronësi të vëllait të tij.
Grupi hetimor po vazhdon punën për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Njoftimi i policisë:
“Në rrugën ‘Ali Bakiu’, brenda një automjeti është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi D. D., 39 vjeç, banues në Paskuqan. Automjeti rezulton në pronësi të vëllait të tij, shtetasit P. D. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.”



