BallinaRajoni & BotaPapa Leoni në kabinën e pilotit, pamjet nga fluturimi mbi Spanjë bëhen...

Papa Leoni në kabinën e pilotit, pamjet nga fluturimi mbi Spanjë bëhen virale

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një moment i pazakontë dhe mjaft i veçantë është regjistruar gjatë vizitës së Papa Leonit në Spanjë, teksa Ati i Shenjtë u pa në kabinën e pilotit gjatë një fluturimi nga Madridi drejt Barcelonës.

Pamjet, të cilat janë bërë virale në rrjetet sociale, tregojnë Papa Leon duke biseduar me ekuipazhin e avionit dhe duke përshëndetur pilotët e avionëve luftarakë të Forcave Ajrore Spanjolle që po shoqëronin fluturimin. Sipas mediave ndërkombëtare, Papa u ftua nga njëri prej kapitenëve të avionit për të vizituar kabinën në pjesën e dytë të udhëtimit.

Gjatë qëndrimit në kabinë, Ati i Shenjtë u shfaq i buzëqeshur dhe i interesuar për komunikimin me ekuipazhin, ndërsa momenti u prit me entuziazëm nga besimtarët dhe ndjekësit e tij.

Vizita e Papa Leos në Barcelonë kishte edhe një domethënie të fortë simbolike. Në fjalimin e tij në kryeqytetin katalanas, ai zgjodhi t’i drejtohej të pranishmëve fillimisht në gjuhën katalane, duke thënë “Estimats germans i germanes” (“Të dashur vëllezër dhe motra”).

Ky gjest u interpretua si një shenjë respekti dhe njohjeje ndaj identitetit kulturor të Katalonjës, një rajon ku gjuha katalane konsiderohet pjesë thelbësore e historisë dhe traditës lokale. Zgjedhja e Papës u mirëprit nga autoritetet dhe komunitetet vendase, veçanërisht duke pasur parasysh historinë e vështirë të gjuhës katalane, e cila u kufizua ndjeshëm gjatë periudhës së diktaturës së Frankos.

Sipas raportimeve ndërkombëtare, turneu i Papa Leos në Spanjë do të vijojë edhe në ditët në vijim me takime, aktivitete publike dhe mesazhe kushtuar dialogut, paqes dhe bashkëjetesës mes komuniteteve.

spot_img

Artikujt e fundit

A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

Aleksandar Vuçiq e humbi pushtetin. Tani, pyetja është nëse do të japë llogari edhe...

Zbuten tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, çmimi i naftës bie me 6.7% pas sinjaleve për rifillimin e dialogut

Çmimet e naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare, pas sinjaleve...

Tragjike! U aksidentua me motor një javë më parë, ndërron jetë te Spitali i Traumës 16-vjeçari

Një lajm i trishtë ka mbërritur pasditen e kësaj të hëne nga Lezha, ku...

Më shumë