BallinaUncategorized“Banka që u vjedh paratë shqiptarëve, grabitet vetë!”/Si ndodhi grabitja në mes...

“Banka që u vjedh paratë shqiptarëve, grabitet vetë!”/Si ndodhi grabitja në mes të Tiranës,autori kërcënoi rojën me armë dhe u arratis me skuter

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një grabitje ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në një filial të Raiffeisen Bank, në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Sipas informacioneve të deritanishme, autori, i veshur me të zeza, me skafandër në kokë, doreza dhe një çantë supi, ka hyrë në ambientet e bankës rreth orës 10:45, duke kërcënuar me armë rojën private.

Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë rezulton se grabitësi, sapo ka hyrë në bankë, ia ka drejtuar armën punonjësit të sigurisë, i cili nuk ka bërë rezistencë. Më pas, autori është drejtuar me shpejtësi drejt arkës, ku dyshohet se ka marrë një shumë parash ende të papërcaktuar.

Pas grabitjes, ai është larguar nga vendngjarja me një skuter elektrik, duke humbur gjurmët.

Policia ka rrethuar ambientet e bankës dhe zonën përreth, ndërsa grupi hetimor ka administruar dëshmitë e dy personave kryesorë që ndodheshin në vendngjarje: arkëtares dhe rojës private.

Përdorimi i dorezave dyshohet se ka vështirësuar gjetjen e gjurmëve të gishtërinjve, ndërsa kamerat e sigurisë konsiderohen një ndër provat kryesore për identifikimin e autorit.

Paralelisht, hetuesit po këqyrin kamerat e bizneseve dhe rrugëve përreth, me qëllim rindërtimin e itinerarit të largimit të grabitësit.

Deri më tani nuk është konfirmuar shuma e parave të grabitura, ndërsa mbetet e paqartë nëse arma e përdorur ka qenë e vërtetë apo imituese.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_img

Artikujt e fundit

“Tre miq të ngushtë që nuk janë më, të tre ikën zemërthyer”, Shkreli boton foton e tre personaliteteve të ndarë nga jeta

Ka kujtime që nuk harron asnjëherë. Në memorien e njerëzve mbeten kujtimet, në celularët...

Veliaj nuk fshihet më, akuza të rënda për Edi Ramën

Erjon Veliaj nuk qendron më pasiv dhe kalon në sulm të hapur ndaj Edi...

“Po, e kam takuar Erion Veliajn!”, Toni Gogu konfirmon vizitën në burgun e Fierit, mohon akuzat për ultimatume

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas pretendimeve të publikuara në media lidhur...

Drejtoresha e Kadastrës në Kuvend: “4.3 mln kartela të digjitalizuara, 95.6% e territorit i regjistruar”/ Xhafaj: Edhe ne mbajmë përgjegjësi, kemi faj…

Legalizimet, regjistrimi i pronave, pajisja me dokumentacion e banesave të ndërtuara para vitit 1991...

Më shumë