Ka kujtime që nuk harron asnjëherë. Në memorien e njerëzve mbeten kujtimet, në celularët e tyre fotografitë.
Artan Shkreli, ka prekur miqtë me postimin e fundit ndërsa nxjerr nga arkiva e tij e telefonit të markës blackberry, një fotografi të vitit 2010, ku tre personazhe që nuk janë më në këtë botë, Maks Velo, arkitekt, Ardian Klosi, publicist e gazetar, dhe Artan Lame, historian e shtetar, nuk janë më në këtë botë.
Foto e realizuar në vitin 2010, është në kohën kur të tre personalitetet, ishin aktivë në jetën publike dhe është në një prej mbledhjeve të Forumit të Trashëgimisë Kulturore.
Ardian Klosi, publicist, është I pari mes tyre që iku nga kjo botë. Dane Klosi u nda nga jeta në 26 prill 2012 duke lënë pas shumë dhimbje tek njerëzit që e njohën e rrugëtuan me të.
Më pas u nda nga jeta Maks Velo, piktor e arkitekt, një personazh që aq sa vuajti në burgjet e diktaturës komuniste, po aq vrullshëm e dhimbshëm përjetoi ecjen e ngadaltë në demokraci. Velo u nda nga jeta në 7 maj 2020.
I fundit, por jo për nga rëndësia, është Artan Lame, publicist, historian e politikan, ndarë nga jeta në 22 maj 2025 në një spital në Mynih në Gjermani pas një ndërhyrjeje në zemër.
Të tre këta personalitete ishin miq me njëri tjetrin. Dhe Artan Shkreli, po ashtu mik I tyre, ruan në arkivën e vet një foto të rrallë, që flet më shumë se çdo fjalë.



