BallinaVendiPolitikëPD kërkon përjashtimin nga Kuvendi për 60 ditë të Taulant Ballës

PD kërkon përjashtimin nga Kuvendi për 60 ditë të Taulant Ballës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon përjashtimin nga Parlamenti për 60 ditë të Taulant Ballës.
Në kërkesën drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, deputetët demokratë argumentojnë se Taulant Balla, në mënyrë të vazhdueshme, ka fyer dhe kërcënuar deputetet gra të grupit parlamentar demokrat.

Në kërkesë theksohet se në seancën e ditës së djeshme, ndërkohë që deputetja Elda Hoti kërkonte nga deputetja Bora Muzhaqi që të ndërpriste fjalën, pasi ishte radha e saj për të folur, Balla është ngritur në këmbë dhe i është drejtuar me disa shprehje fyese dhe kërcënuese deputetes Hoti.

“Kjo gjuhë fyese, ofenduese, diskriminuese dhe kërcënuese ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i cili ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi të marrë masën disiplinore të përjashtimit nga seanca plenare ndaj deputetit Taulant Balla. Në kushtet e refuzimit për marrjen e masës disiplinore, seanca është ndërprerë dy herë dhe më pas është kaluar në votimin e projektligjeve pa diskutim, në shkelje flagrante të lirisë së shprehjes të deputetëve të regjistruar për të folur, të garantuar nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit”, thuhet në kërkesë, ndërsa shtohet se po gjatë të njëjtës seancë Balla, ka përdorur gjuhë jo parlamentare dhe që cënon dinjitetin ndaj deputetit Fatmir Mediu. Ai arriti deri aty sa në përfundim të fjalës ju drejtua me fjalët “ik pirdhu”, në seancë plenare.

“Duke u kthyer në rastin konkret, rezulton se kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. deputeti Taulant Balla ka përdorur gjuhë fyese, ofenduese, diskriminuese dhe kërcënuese, tërësisht të papranueshme në drejtim të Sekretares së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, deputetes Elda Hoti, duke cënuar rëndë dinjitetin dhe sigurinë e saj fizike. Kjo gjuhë fyese dhe kërcënuese dëmton rëndë reputacionin dhe besimin e qytetarëve tek Kuvendi dhe deputetët, si dhe përhap mesazhin e normalizimit të njjë gjuhe të tillë ndaj vajzave dhe grave. Kjo sjellje e deputetit Balla është e përsëritur, pasi po i njëjti në seancën plenare të datës 05.03.2026, përdori gjuhë fyese dhe seksiste ndaj deputetes Albana Vokshi, duke iu drejtuar: “Thame t’ju pyesim ju njëherë, po s’kishim kohë. Realisht, realisht, realisht, realisht nuk kishim nje numer telefonin tuajin që t’ju merrnim në telefon dhe t’ju thonim ore si mendoni ju për këtë. Po, 0900 se për ty kam këtë numrin, për ty Albana padyshim.”.
Në këtë kuptim, kjo kërkesë synon që nëpërmjet ndëshkimit disiplinor të deputetit Taulant Balla të parandalojë përsëritjen e rasteve të ngjashme në të ardhmen nga vetë recidivisti Balla apo edhe kolegë të tjerë deputetë që nuk respektojnë as normat më minimale të etikës në raport me koleget vajza dhe gra, deputete të Kuvendit të Shqipërisë. Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të neneve 62, 63, 65/1 dhe 65/2 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, dhe neneve 3, 5, dhe 6 të Kodit të Sjelljes së Deputetit, kërkojmë marrjen e menjëhershme të masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seance plenare 60 dite” ndaj deputetit Taulant Balla”, përfundon shkresa e grupit të PD.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...