Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia Vinçesk Pirolin, i arrestuar një muaj më parë në Lezhë pas planifikimit të një atentati.
Vetëm 38 ditë qëndroi në paraburgim Piroli, ndërsa me vendim të Apelit do të qëndrojë në masën e arrestit shtëpiak.
38-vjeçari u arrestua më 11 tetor, së bashku me Kristian Ymerin, 34 vjeç, dhe Elden Tarjan, 25 vjeç, pasi dyshohej se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin planifikuar të kryenin një vrasje në zonën e Lezhës.























