BallinaVendiKronikëPlani për të vrarë Aleksandër Prendin/ Nga pasioni për armët, te tufat...

Plani për të vrarë Aleksandër Prendin/ Nga pasioni për armët, te tufat me euro dhe qitja në natyrë për të ‘shënjestruar objektivin’, celularët nxjerrin zbuluar grupin ‘Bajri’

Publikuar më

spot_imgspot_img

Zbardhen detaje nga dosja hetimore e SPAK, ku dokumentohen prova kundër grupit ‘Bajri’, që akuzohen se kishin planifikuar vrasjen e Aleksandër Prendit. Ka qenë pikërisht ‘zbërthimi’ i disa telefonave celularë ata që kanë zbuluar veprimtaritë kriminale, pasionin për armë dhe qitjet në natyrë, për të arritur gjithmonë në ‘objektiv’.

Një nga të pandehurit, Izmir Sakicaj, të cilët SPAK i ka çuar në gjyq, nga këqyrja e telefonit të tij, rezulton se ai shfaq interes për armë. Po ashtu, i njëjti person në galerinë e telefonit të tij, shfaq një foto të një muri ku janë ekspozuar armë.

Ndërkohë, sipas SPAK, edhe Samuel Troshani shfaqet duke bërë qitje me armë, në shoqërinë e një femre të paidentifikuar. Po ashtu, Izmir Sakicaj ka ekspozuar dhe një foto ku shfaqen disa tufa të mëdha me euro, kartëmonedha 50 dhe 20 euro.

SPAK MERR TE PANDEHUR TRE PERSONA
SPAK merr të pandehur tre anëtarë të grupit ‘Bajri’. Bëhet fjalë për të pendehurit Samuel Troshani, Izmir Sakica dhe Franko Leka. Ndërkohë, Aleksander Prendi, është anëtari i katërt, nga grupi rival, ku tre të pandehurit, akuzohen se kishin planifikuar ta vrisnin.

Ndonëse Prendi ishte në shënjestër, ai nuk i shpëtoi akuzave të SPAK. Sakaq, Franko Leka dhe Aleksandër Prendi vijojnë të jenë në kërkim. Sipas SPAK Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka, bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar, janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës.
Personat nën hetim kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se ata kanë shkuar në këtë zonë me qëllim vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, të cilët janë banorë të kësaj zone. Në kohën që ata kanë qenë duke kaluar në këtë zonë, janë qëlluar me armë zjarri nga Prendi. Pas hekurave ndodhen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të cilët zgjodhën të vetëdorëzohen në polici.

Artikujt e fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës në datë 15 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:✅Çmimi i...

I akuzuar nga SPAK për vrasjen e Preng Gjinit/ Në kërkim të Elson Reçit, RENEA ‘zbarkon’ në Mirditë, ushtron kontrolle

Që prej orëve të para të mëngjesit, forcat RENEA dhe Policia e Shtetit kanë...

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në një lokal në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Seksionit për Hetimin e...

Përplasja me armë zjarri në gusht 2024 në Bushat, SPAK merr të pandehur tre anëtarë të grupit ‘Bajri’

Përplasja me armë zjarri në gusht 2024 në Bushat, SPAK merr të pandehur tre...

Më shumë