BallinaVendiPolitikë“Prania Besnike”, zbulohet sa qytetarë kanë paraqitur probleme dhe si vjen zgjidhja

“Prania Besnike”, zbulohet sa qytetarë kanë paraqitur probleme dhe si vjen zgjidhja

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kur kanë kaluar pesë javë nga vënia në zbatim të Pranisë Besnike përmes takimeve individuale të deputetëve të PS me qytetarët, Top Channel zbulon sa është numri total i shqetësimeve të mbledhura deri më tani.

Çdo ankesë e qytetarëve e mbajtur shënim nga deputetët, hidhet në një platfromë të dedikuar online.

Burime nga PS thanë se prej 4 Shtatorit kur nisi të zbatohet Prania Besnike, në platformën Praniabesnike.PS.Al janë regjistruar mbi 1862 problematika.

Platforma udhëhiqet nga katër parime të cilat janë.

Dëgjo, Shëno, Adreso dhe Ndiq. Në një fjali më poshtë këtyre parimeve shkruhet “Nga toka duken më mirë njerëzit” shoqëruar me foton e disa Flamigove.

Pas mbarimit çdo të premte të dëgjesave me qytetarët, çdo deputet me kredenciale të personalizuara, futet në platformën Praniabesnike.PS.Al ku regjistron shqetësimet e marra nga çdo qytetar.

Më pas i dërgohet me E-mail ankesa institucionit përkatës i cili është i detyruar brenda 30 ditëve, të kthej përgjigje me zgjidhjen e problemit.

Kjo përgjigje e marrë hidhet në sistem si rast i zgjidhur apo në proces për tu zgjidhur.

Në rastet kur kalon ky afat dhe institucioni nuk përgjigjet,  atëherë drejtuesi politik i qarkut, kontakton institucionin, duke kërkuar shpjegime rast pas rasti kur mungon përgjigja.

Vetë kryeministri Edi Rama mori pjesë në një prej takimeve të Pranisë Besnike më 11 Shtator zhvilluar në Shkozë.

Foton e shoqëroi me këtë koment: “Prania Besnike është një eksperiencë krejt ndryshe nga çdo gjë që kam jetuar në politikë prej kaq shumë vitesh.”

Ndërkohë vetë kryeministri Edi Rama çdo javë ka mbledhur në Vilën e Kuqe në Tiranë, 12 Drejtuesit Politik të PS, të cilët me detaje kanë raportuar ecurinë e Pranisë Besnike.

spot_img

Artikujt e fundit

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen...

Shënim nga Albania Today/Protestë pa datë?!

Eshtë ndoshta hera e parë në gjithë këto vite që Sali Berisha shpall një...

Maqedoni-Skoci, ndeshja pezullohet shkak…një ‘pushtues’ i veçantë i fushës

Minutat e para të ndeshjes së Nations League mes Maqedonisë së Veriut dhe Skocisë...

“Kur humb respektin për veten, mos ia kërko popullit”, Kreshnik Spahiu për Eli Farën: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

Këngëtarja Eli Fara ka reaguar publikisht sot në lidhje me publikimin e videove të...

Më shumë

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen...

Shënim nga Albania Today/Protestë pa datë?!

Eshtë ndoshta hera e parë në gjithë këto vite që Sali Berisha shpall një...

Maqedoni-Skoci, ndeshja pezullohet shkak…një ‘pushtues’ i veçantë i fushës

Minutat e para të ndeshjes së Nations League mes Maqedonisë së Veriut dhe Skocisë...