BallinaUncategorizedPrishet moti/ Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për...

Prishet moti/ Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

Publikuar më

spot_imgspot_img

Moti do të pësojë ndryshime gjatë fundjavës, me shtim të vranësirave dhe rikthim të reshjeve të shiut në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas parashikimit, reshjet do të jenë herë pas here të shoqëruara me shtrëngata, shkarkesa elektrike dhe breshër në zonat malore, ndërsa era do të forcohet në relievet malore dhe përgjatë bregdetit. Nga e diela pritet edhe një ulje e temperaturave.

“Që ditën e sotme do kemi ndryshim të situatës meteorologjike, pritet shtim vranësirash në orët e pasdites, por në veri dhe perëndim përgjatë maleve. Reshjet e shiut parashikohen afatshkurtra dhe lokale, në orët e mbrëmjes do kemi shtim vranësirash mesatare dhe të dendura në të gjithë vendin.

Ditën e nesërme moti parashikohet me alternime kthjellimesh të herëpashershme, por edhe vranësira mesatare, por edhe të dendura në të gjithë vendin.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para në të gjithë vendin dhe do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës. Herë pas here në zonat lindore priten shtrëngata dhe shkarkesa elektrike, në relievet malore dhe breshër.

Të dielën moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe me shi në jug të vendit.

Gjatë ditës së hënë moti i qëndrueshëm, kurse nga e marta në vijim pritet një përkeqësim i situatës meteorologjike.

Gjatë fundjavës era do të jetë me shpejtësi 8 metër për sekondë dhe hera-herës në relievet malore dhe në bregdet, shpejtësi deri në 16 metër për sekondë.

Në zonat malore temperaturat pritet të zbresin deri në 13 gradë, kurse maksimalet të mos i kalojnë 30. Në zonat e ulëta nga 19 deri në 34, për pjesën bregdetare nga 22 në 34. Nga e diela pritet një ulje e mëtejshme dhe e përkohshme e temperaturave, nga 12 deri në 32 gradë”, u shpreh sinoptikania Eneida Doçi.

spot_img

Artikujt e fundit

Dyshimet për rrëmbim dhe tetë vite pa përgjigje, Elvis Troqe shpallet zyrtarisht i zhdukur

Tetë vite pas zhdukjes së 24-vjeçarit Elvis Troqe, Gjykata e Shkallës së Parë e...

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë

Pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar këtë paradite, ministrat kanë bërë publike disa prej...

Më shumë

Dyshimet për rrëmbim dhe tetë vite pa përgjigje, Elvis Troqe shpallet zyrtarisht i zhdukur

Tetë vite pas zhdukjes së 24-vjeçarit Elvis Troqe, Gjykata e Shkallës së Parë e...