BallinaVendiPolitikëProjekti në Zvërnec, Rama: Pishë Poro nuk është zonë e mbrojtur, lejon...

Projekti në Zvërnec, Rama: Pishë Poro nuk është zonë e mbrojtur, lejon zhvillimin

Publikuar më

spot_imgspot_img

Zona e Pishë-Poros për të cilën është protestuar gjatë fundjavës nuk është zonë e mbrojtur.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit të PS, ku nënvizoi se Pishë Poro nuk përmban statusin e zonës së mbrojtur, por peisazhit të mbrojtur. Rama tha se bën pjesë në kategorinë e pestë, që sipas tij, lejon edhe konceptin e bashkëjetesës së natyrës me zhvillimin ekonomik, social dhe turistik.

Ai u ndal edhe te procedurat e ndjekura nga investitorët dhe institucionet shqiptare, duke deklaruar se projekti fillestar nuk është miratuar në formën e paraqitur dhe se ka kaluar disa faza rishikimi nga institucionet përgjegjëse.

Pishë-Poro nuk është zonë e mbrojtur e kategorisë së parë apo të dytë, por klasifikohet edhe sipas IUCN-së, kategori e pestë, peizazh i mbrojtur dhe për shpalljen peizazh i mbrojtur dhe të gjitha detajet ka një vendim qeverie. Por ajo që është e rëndësishme të thuhet dhe nuk iu është treguar, në 2017 këto kategori në ligjin tonë janë të adoptuara në mënyrë të plotë dhe thelbi i sistemit është i gjithi i linjëzuar me standardet më të larta ndërkombëtare. Sa më lart të shkohet në kategoritë 1 dhe 2, aq më shumë kufizohet ndërhyrja. Kategoritë 5, 6 janë të ndërtuara si kategori bashkëjetese mes peizazhit dhe njeriut. Kategoria 5 nuk konceptohet si zonë pa zhvillim. Në nenin 20 të ligjit të vitit 2017 përcaktohet se peizazhi i mbrojtur është një territor ku mund të ekzistojnë edhe qendra banimi dhe aktivitete të tjera.

Konkretisht, në pikën 4 përcaktohet se veprimtaritë që ndryshojnë përdorimin e territorit, si ndërtimet, autostradat apo zonat urbane, lejohen të ushtrohen vetëm nëse subjekti që kërkon t’i kryejë këto veprimtari pajiset me leje nga institucionet përkatëse. Nuk kemi bërë asnjë heqje nga asgjë. Pishë-Poro ka qenë peizazh i mbrojtur dhe vijon të jetë i tillë. Është e vërtetë që në vitin 2024 kemi bërë një amendim të ligjit, me një kërkesë të kryebashkiakëve të vendit, për të vendosur një ekuilibër mes potencialit për zhvillim dhe mbrojtjes së territoreve. Ligji ekzistues nuk merrte parasysh realitetet e tranzicionit.

Thethi është zonë e mbrojtur. Legalizimet e të gjitha ndërtimeve të vjetra janë bërë me këtë ndërhyrje ligjore, sepse bëhet fjalë për një realitet të krijuar. Mos i ngatërroni këto me ata që u turrën të ndërtonin pa leje sapo morën vesh se të tjerët do të legalizoheshin. Nga ana tjetër, peizazhi i mbrojtur Pishë Poro–Nartë deri në vitin 2020 quhej Vjosë–Nartë. Nuk po ndërtohet në Vjosë dhe nuk po shkatërrohet grykëderdhja e Vjosës. Vjosa ka nivelin më të lartë të mbrojtjes”, tha kryeministri. 

Artikujt e fundit

Pas pezullimit të Elidon Çelës, Edvin Ndreu komandohet drejtor i Policisë Vlorë

Pas pezullimit të Elidon Çelës, Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të...

Incidenti në Zvërnec, Rama “kapet” me Athinën zyrtare: Nuk ishte akt dhune shtetërore, siç ndodh me të burgosurit shqiptarë në Greqi

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar qeverinë e Greqisë në lidhje me reagimin sa i...

Protesta për Zvërnecin, Rama nuk tërhiqet: Projekt 4 miliardë euro, investim i jashtëzakonshëm

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot grupin parlamentar për të folur për situatën e krijuar...

Të shtëna me armë në zonën e Ali Demit në Tiranë, një i arrestuar

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme pranë zonës së Ali Demit...

Më shumë

Pas pezullimit të Elidon Çelës, Edvin Ndreu komandohet drejtor i Policisë Vlorë

Pas pezullimit të Elidon Çelës, Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të...

Incidenti në Zvërnec, Rama “kapet” me Athinën zyrtare: Nuk ishte akt dhune shtetërore, siç ndodh me të burgosurit shqiptarë në Greqi

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar qeverinë e Greqisë në lidhje me reagimin sa i...

Protesta për Zvërnecin, Rama nuk tërhiqet: Projekt 4 miliardë euro, investim i jashtëzakonshëm

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot grupin parlamentar për të folur për situatën e krijuar...