Një rrëshqitje masive dheu ka shkaktuar shembjen e një pjese të një mali në Nepal, duke shkaktuar panik dhe shqetësim mes banorëve të zonës.
Pamjet e regjistruara nga qytetarët tregojnë momentin kur një pjesë e madhe e shpatit të malit shkëputet dhe shembet me forcë, duke ngritur re të dendura pluhuri.
Ngjarja ka alarmuar banorët që ndodheshin pranë zonës së prekur, ndërsa videot e publikuara tregojnë përmasat e konsiderueshme të shembjes.
Ende nuk janë bërë të ditura të dhëna të plota mbi dëmet e mundshme materiale apo nëse ka persona të lënduar si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Autoritetet pritet të verifikojnë zonën dhe të vlerësojnë rrezikun për banorët dhe infrastrukturën përreth.



