BallinaVendiPolitikëRama nga Berati: Zvërneci ka qenë zonë e mbrojtur e kategorisë 5...

Rama nga Berati: Zvërneci ka qenë zonë e mbrojtur e kategorisë 5 dhe ashtu do vijojë të jetë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë në kuadër të 35 vjetorit të PS ndodhet në Berat ndërsa gjatë fjalës së tij ka folur edhe lidhur me protestat nga qytetarët për Zvërnecin. Rama ndër të tjera theksoi se shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës ka qenë pjesë e programit të Partisë Socialiste dhe se qeveria socialiste ka zgjeruar ndjeshëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në vend.

Sa i përket Zvërnecit ai theksoi se ka qenë zonë e mbrojtur e kategorisë 5 dhe ashtu do vijojë të jetë. Sipas tij, mbrojtja e biodiversitetit është pjesë e punës së qeverisë.

“Parku kombëtar i Vjosës ka qenë pjesë e programit të PS, nuk e kanë vënë në mbrojtje ata që duan ta mbrojnë nga ne, por ne. Shqipërinë nga shumë herë më pak seç e gjetën, zonë të mbrojtur e kemi vizatuar ne.

Të flasësh për zonat e mbrojtura dhe natyrën dhe ti kthehesh për PS duke i treguar me gisht, kjo është kulmi. Një kulm që mund ta arrijë vetëm injoranca e kombinuar me manipulimin. Mund ta arrijë vetëm keqdashja ndaj këtij vendi.

Ka një protestë në Tiranë për të mbrojtur natyrën. Po kush e kërcënon natyrën dhe vë në rrezik biodiversitetin? Protestohet se është hequr nga zonë e mbrojtur Zvërneci. Po kush e ka hequr? Kur ka qenë zonë e mbrojtur dhe çfarë kategorie ka qenë? Zvërneci ka qenë zonë e mbrojtur e kategorisë 5 dhe ashtu do vijojë të jetë.

Mbrojtja e biodiversitetit është pjesë e punës tonë si qeveri. Debati nuk është a do të hiqet apo do të rrijë ajo zonë si zonë e mbrojtur. Debati është se çfarë Shqipërie do të zhvillojmë apo do të kemi pas 5 ose 10 vjetësh. Si do ta rrisim Shqipërinë ekonomikisht?

Turizmi është një industri e cila zhvillohet nga ato vende që kanë respekt për natyrën e mjedisin. Nëse ne mendojmë se do të rrisim Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar, pagat, pa rritur cilësinë e turizmit, ne mendojmë gabim”, tha Rama.

spot_img

Artikujt e fundit

Berisha dhe Rama në fokus, Agron Shehaj thotë se nuk i kërkon largimin: Jam vetë kryetar partie, dua të ikë kryeministri

Agron Shehaj është i ftuar në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu, i cili foli...

Kuvendi e “blindon” me ligj, por SPAK nuk tërhiqet! Nëntor i nxehtë për Gent Sejkon, telefonat e sekuestruar në Gjykatën e Lartë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të enjte ligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”,...

Sherr mes dy personave, plagoset me thikë 60-vjeçari në Korçë, kapet autori

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Korçës, në afërsi të postës, ku...

Ministria e Drejtësisë lëviz për Erion Veliajn, Toni Gogu fut në “sitë” 24 transferime

Zhvillime të reja pas transferimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i...

Më shumë