BallinaVendiAktualitetRekord investimesh të huaja/ 1.1 miliardë euro në gjashtë muaj, projekti i...

Rekord investimesh të huaja/ 1.1 miliardë euro në gjashtë muaj, projekti i Zvërnecit shton flukset hyrëse

Publikuar më

spot_imgspot_img

Investimet e huaja direkte kanë marrë një shtysë të fortë gjatë tremujorit të dytë të vitit, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pas shifrave rekord, sipas Bankës së Shqipërisë, qëndrojnë edhe flukse financiare të lidhura me projekte të rëndësishme zhvillimi, veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, vlera e investimeve të huaja direkte arriti në 741 milionë euro duke shënuar një rritje prej 86% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në raportin për Bilancin e Pagesave, Banka e Shqipërisë e lidh këtë rritje të fortë me flukse që burojnë nga projekte të rëndësishme zhvillimi.

“Kjo rritje u ndikua ndjeshëm nga flukse të lidhura me një projekt të rëndësishëm zhvillimi në sektorin e pasurive të paluajtshme”, deklaroi Banka e Shqipërisë.

Kjo periudhë përkon edhe me transfertat financiare të kryera në kuadër të projektit të Zvërnecit. Në fund të muajit maj 2026 u krye një transfertë prej 128 milionë eurosh, në kuadër të shitjes së tre parcelave tokë ku parashikohet ndërtimi i një resorti luksoz turistik.

Në total gjatë 6 mujorit të parë të vitit, investimet e huaja direkte kanë kaluar vlerën e 1.1 miliardë eurove, nga rreth 759 milionë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë duke shënuar një rritje prej afro 50%.

Vitet e fundit një pjesë gjithnjë e më e madhe e interesit të investitorëve të huaj është përqendruar te sektori i pasurive të paluajtshme. Vetëm gjatë vitit të kaluar, pasuritë e paluajtshme sollën më shumë se një të tretën e totalit të investimeve të huaja direkte në vend.

Të dhënat tregojnë se projektet e mëdha dhe interesi në rritje për tregun imobiliar po bëhen gjithnjë e më shumë një faktor kyç në zgjerimin e investimeve të huaja në ekonominë shqiptare.

spot_img

Artikujt e fundit

Prishet moti/ Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

Moti do të pësojë ndryshime gjatë fundjavës, me shtim të vranësirave dhe rikthim të...

Dyshimet për rrëmbim dhe tetë vite pa përgjigje, Elvis Troqe shpallet zyrtarisht i zhdukur

Tetë vite pas zhdukjes së 24-vjeçarit Elvis Troqe, Gjykata e Shkallës së Parë e...

Më shumë

Prishet moti/ Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

Moti do të pësojë ndryshime gjatë fundjavës, me shtim të vranësirave dhe rikthim të...

Dyshimet për rrëmbim dhe tetë vite pa përgjigje, Elvis Troqe shpallet zyrtarisht i zhdukur

Tetë vite pas zhdukjes së 24-vjeçarit Elvis Troqe, Gjykata e Shkallës së Parë e...