BallinaVendiKronikëTrafiku ndërkombëtar i drogës/ SPAK arreston drejtuesin e grupit kriminal, dokumentohen tre...

Trafiku ndërkombëtar i drogës/ SPAK arreston drejtuesin e grupit kriminal, dokumentohen tre episode me mbi 2.4 ton lëndë narkotike të sekuestruara

Publikuar më

spot_imgspot_img

SPAK ka njoftuar arrestimin e shtetasit shqiptar Emiljan Burba, i dyshuar si një nga drejtuesit e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas SPAK, hetimet për procedimin penal të regjistruar në janar të vitit 2024 janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet europiane të drejtësisë, Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë Kriminale, si dhe me mbështetjen e Eurojust dhe Europol.

Nga hetimet ka rezultuar se grupi kriminal organizonte trafikimin e drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Një pjesë e provave është siguruar përmes analizës së komunikimeve të zhvilluara në platformën Sky ECC, të administruara nga autoritetet franceze në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Sipas dosjes hetimore, janë dokumentuar tre raste të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të drogës:

Më 3 nëntor 2020, autoritetet e Malit të Zi sekuestruan 1,722 kilogramë marijuanë, që ishte transportuar nga Shqipëria me destinacion Gjermaninë.

Më 26 janar 2021, autoritetet turke bllokuan 236 kilogramë marijuanë, të nisura nga Shqipëria drejt Turqisë.

Më 23 nëntor 2020, autoritetet holandeze sekuestruan 475 kilogramë kokainë në portin e Vlissingen, ngarkesë që kishte mbërritur nga Ekuadori.

Nga këqyrja dhe analiza e të dhënave të administruara, është bërë e mundur identifikimi fillimisht i 14 personave nën hetim, të proceduar më parë për interesa të këtij procedimi penal: I. S., (alias X.,), E. Sh., R. Rr., B. S (alias X), A. N (alias L. S.,), H. S (alias X, alias L.,), V. B., P. Rr., G. Rr., A. A., (alias Ç.,), A. Gj., (alias I.,), A. Q., J. Ç., dhe M. B., ndaj të cilëve, janë caktuar dhe masat e sigurimit personal pasi dyshohen se kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale në trafikimin të lëndëve narkotike.

Hetimet e mëtejshme çuan në identifikimin e shtetasit Emiljan Burba, i cili, sipas prokurorisë, ka pasur rol drejtues, veçanërisht në organizimin e trafikut të drogës drejt Turqisë.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme të datës 3 korrik 2026, ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest në burg”, e cila u ekzekutua më 6 korrik nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Burba akuzohet për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

SPAK bën të ditur se hetimet vijojnë për identifikimin dhe dokumentimin e rolit të personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në këtë rrjet kriminal ndërkombëtar të trafikut të drogës.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...