BallinaUncategorizedU dërgua në spitalin privat, Erion Veliaj thyen këmbën pas ndeshjes së...

U dërgua në spitalin privat, Erion Veliaj thyen këmbën pas ndeshjes së futbollit në paraburgim (DETAJE)

Publikuar më

spot_imgspot_img

Detaje të reja janë mësuar nga shtrimi në spital i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Mësohet se kryetari i bashkisë ka thyer këmbën gjatë një ndeshjeje futbolli, në ambientet e ajrimit të paraburgimit të Durrësit.

Mësohet se incidenti ka ndodhur rreth dy javë më parë dhe Veliaj ka shkuar edhe në një spital privat në Tiranë për të bërë grafi dhe për ta vendosur këmbën në allçi, ku ka rezultuar se ai e ka thyer këmbën.

Mbetet për t’u parë nëse Veliaj do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale apo do të ketë një procedurë të thjeshtë.

Kjo nuk është hera e parë që Veliaj transportohet në një spital gjatë kohës që ndodhet në qeli. Disa muaj më parë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje për heqjen e lythave dhe pas disa orësh u rikthye në qeli nën shoqërimin e forcave të shumta të policisë.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Qytetari i parë i Tiranës akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Hetimet, sipas SPAK, lidhen me disa episode të dyshuara korrupsioni dhe përfitimesh të parregullta, të cilat pretendohet se kanë përfshirë kompani që kanë përfituar leje ndërtimi ose fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Ai akuzohet së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, se ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptive për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.

spot_img

Artikujt e fundit

Pacolli: Më vjen keq që dëmin për Aeroportin e Vlorës do e paguajnë shqiptarët, jo qeveria

Behgjet Pacolli ka konfirmuar në një shënim të faqen e tij në Facebook, se...

Çfarë i ndodhi kryebashkiakut? Erion Veliaj transportohet në spital me ambulancë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë mesditën e sotme qelinë e burgut të...

Dekreti i Presidentit Begaj, Ervin Demo betohet si ministër i ri i Brendshëm

Ervin Demo ka nisur zyrtarisht detyrën si ministër i Punëve të Brendshme, pasi është...

Bojkot dyorësh pas plagosjes së avokatit në Durrës, 21 seanca gjyqësore mbeten pezull

Bojkoti dy orësh i avokatëve këtë të premte ka ndikuar në veprimtarinë e Gjykatës...

Më shumë